☁️
Tiranë 12°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,511 ▼1.45%
DOW 45,550 ▼1.02%
NASDAQ 21,655 ▼1.97%
NAFTA 98.05 ▲2.62%
ARI 4,559 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,582 ▼ -0.09% ETH $2,120 ▲ +0.22% XRP $1.4301 ▼ -0.07% SOL $88.2500 ▲ +0.52%
S&P 500 6,511 ▼1.45 % DOW 45,550 ▼1.02 % NASDAQ 21,655 ▼1.97 % NAFTA 98.05 ▲2.62 % ARI 4,559 ▼1.02 % S&P 500 6,511 ▼1.45 % DOW 45,550 ▼1.02 % NASDAQ 21,655 ▼1.97 % NAFTA 98.05 ▲2.62 % ARI 4,559 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëri-Kosovë: Firmoset “Marrëveshja për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve”.

Qeveria shqiptare ka në fokus të saj nxitjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar me Kosovën. Në kuadrin e këtij objektivi delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë ku u takua me ministren e Zhvillimit Ekonomik Ekonomi. Në fund të takimit, dy ministrat nënshkruan  “Marrëveshja për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve”.

Në zbatim të ligjit shqiptar për lidhjen e marrëveshjeve nderkombetare, Marrëveshja e nënshkruar u negociua nga ekipet teknike të të dy vendeve dhe u miratua në parim nga qeveritë respektive të dy vendeve.

“Marrëveshja për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve” synon të rregullojë mbrojtjen, promovimin dhe nxitjen e investimeve direkte në Shqipëri dhe në Kosovë. Marrëveshja u jep investitorëve të secilit vend, siguri dhe garanci që investimet e tyre do të mbrohen dhe do të trajtohen në mënyrë të drejtë, në pajtim të plotë me sundimin e ligjit, me standardet dhe praktikat e pranuara ndërkombëtare.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi kur palët do të njoftojnë njëra-tjetrën mbi përmbushjen e të gjitha kërkesave ligjore për hyrjen në fuqi të marrëveshjes ndërkombëtare nga të dyja vendet.

Kjo Marrëveshje nuk do të cënojë të drejtat dhe detyrimet e Marrëveshjeve të tjera në fuqi, të lidhura nga Republika e Shqipërisë ose Republika e Kosovës me palët e treta si dhe të drejtat dhe detyrimet që lindin nga anëtarësimi i të dy shteteve në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Me nxitjen dhe inkurajimin e investimeve reciproke mes vendeve tona, kjo marrëveshje synon që të ndihmojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendeve.

Ministrja Ekonomi në takim vlerësoi rritjen e investimeve direkte nga Kosova në Shqipëri dhe rritjen e volumit tregtar mes vendeve për vitin 2015.

Të dy ministrat diskutuan gjithashtu edhe ecurinë për zbatimin e marrëveshjes për lehtësimin e tregtisë në përputhje me fushat e parashikuara në protokollin zbatues dhe u angazhuan të shpeshtojnë kontaktet me qëllim realizmin e angazhimeve përkatëse.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.