Shqipëri-Kosovë/Ministrat Haxhinasto-Hoxhaj, diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto priti sot në nje takim Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.
Ne nje publikim ne rrjetin social “Facebook” te Ministrise se Transportit dhe Infrastrukturës, njoftohet se, gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh dhe intensifikimin e shkëmbimeve ekonomike, në fushat konkrete të bashkëpunimit për infrastrukturën dhe transportin mes dy vendeve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.