Ekonomia

Shqipëri-Maqedoni/ Nxitja e agroturizmit, instrument për zhvillimin e zonave rurale

Shqipëria dhe Maqedonia po bashkëpunojnë së bashku në nxitjen e agroturizmit, duke e parë atë, si një instrument në zhvillimin e zonave rurale mes dy vendeve.

fermerNë kuadër të një projekti që po zbatohet mes dy vendeve me mbështetjen e Bashkimit Evropian, fermerë shqiptarë dhe maqedonas, nën asistencës e ekspertëve italian të bujqësisë, po konkretizojnë shkëmbimin e eksperiencave më të mira në fushën e bujqësisë, me synom standartet e BE-së.

Gjon Gaspri, drejtues i projektit shpregon se, projekti po zbatohet prej dy vitesh në zonat rurale ndërkufitare të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe ka për qëllim intergimin rural drejt një tregu të përbashkët përsa i takon standarteve të prodhimit dhe tregtimit, për kultura bujqësore dhe të përpunuara tipike të zonave respektive.

Sipas tij në takimet intensive që janë zhvilluar dhe konkretisht në javën e fundit, fermerë nga zona e Elbasanit dhe Gostivarit (Maqedoni) diskutuan për përmirësimin e cilësisë së prodhimeve bylmetore, si djath dhe nënprodukte të tjera, me qëllim rritjen e eksport-importeve mes dy vendeve dhe më gjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button