☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.59 ▼0.17%
ARI 4,012 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,617 ▼ -0.77% ETH $2,303 ▼ -0.97% XRP $1.2960 ▲ +0.42% SOL $99.5200 ▼ -1.75%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.59 ▼0.17 % ARI 4,012 ▼0.66 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.59 ▼0.17 % ARI 4,012 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria humb një tjetër shans, italianët ndërtojnë linjën e ballkanike të transmetimit të energjisë nga Mali i Zi

02/11/2011 Roma, nella foto l'edificio che ospita la direzione generale di Terna, Rete Elettrica Nazionale  S.p.A.
02/11/2011 Roma, nella foto l’edificio che ospita la direzione generale di Terna, Rete Elettrica Nazionale S.p.A.

Investimi nga TERNA në mal të Zi kap një vlerë 760 milionë euro, ku 100 milionë euro ishin investime në rrjetin ekzistues në Malin e Zi.

Kompania shtetërore italiane e transmetimit të Energjisë, TERNA është duke avancuar në ndërtimin e një linje kabllore nënujore për transmetimin e energjisë elektrike me Malin e Zi, e parashikuar për të nisur nga transmetimi i energjisë në vitin 2017. Me ndërtimin e saj Shqipëria humbi përfundimisht mundësinë për të tranzituar në periudhë afatmesme energjinë nga Ballkani në Itali dhe anasjelltas, kur dihet se interesi i kompanive shtetërore italiane ka qene shumë i madh që linja e transmetimit të energjisë me kabull nënujor të niste nga Shqipëria, nisur nga distanca e shkurtër qe mundësonte projektin me kosto më të ulët.

Në vitin 2007, qeveria shqiptare nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me administratorin e përgjithshëm të kompanisë“Enel”, Fluvio Conti, për zhvillimin e sistemit energjetik shqiptar.

Në themel të marrëveshjes ishte ndërtimi i një termocentrali me qymyr në rajonin e Durrësit nga gjiganti italian i energjisë. Investimi kapte një vlerë prej 1.9 miliardë dollarësh dhe në të përfshihej edhe ndërtimi i një linje të re transmetimi nënujore për energjinë drejt Italisë. Por përpjekjet gati 6 vjeçare me Shqipërinë nuk kanë rezultuar të suksesshme ndaj fqinjët italianë e kanë finalizuar projektin e transmetimit të energjisë me Malin e Zi.

Punimet janë duke avancuar. Investimi nga TERNA kap një vlerë 760 milionë euro, ku 100 milionë euro ishin investime në rrjetin ekzistues në Malin e Zi. Linja e transmetimit të energjisë me kabull nënujor do të lidhë Italinë me Ballkanin nëpërmjet në 415 kilometër me kapacitet 400 kilovolt nga Villanova në Kotorr me një kapacitet transmetues prej 1,000 megavat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.