⛅
Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,711 ▼0.42%
DOW 51,554 ▼0.53%
NASDAQ 26,926 ▼0.53%
NAFTA 94.05 ▲1.77%
ARI 4,188 ▼3.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $83,326 ▼ -1.92% ETH $2,679 ▼ -1.05% XRP $1.5088 ▼ -1.35% SOL $119.3400 ▼ -2.98%
S&P 500 7,711 ▼0.42 % DOW 51,554 ▼0.53 % NASDAQ 26,926 ▼0.53 % NAFTA 94.05 ▲1.77 % ARI 4,188 ▼3.08 % S&P 500 7,711 ▼0.42 % DOW 51,554 ▼0.53 % NASDAQ 26,926 ▼0.53 % NAFTA 94.05 ▲1.77 % ARI 4,188 ▼3.08 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Politika

Shqipëria nis programin kombëtar për standardet ushqimore, Dhuka: Mbi 900 stabilimente bujqësore në proces skanimi

Ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka ka bërë të ditur nisjen e një programi kombëtar për përmirësimin e stabilimenteve bujqësore, në kuadër të kërkesave të Bashkimi Europian për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Gjatë një takimi me operatorë të biznesit ushqimor, Dhuka theksoi se programi synon rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore dhe përgatitjen e bizneseve shqiptare për t’u integruar në tregun e përbashkët europian.

Sipas saj, faza e parë ka nisur më 14 prill dhe përfshin skanimin e mbi 900 stabilimenteve në të gjithë vendin, kryesisht në sektorët e mishit, peshkut, vezëve, qumështit dhe nënprodukteve. Ky proces po realizohet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, nën drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë.

“Faza e parë e hartimit të këtij programi, skanimi i gjithë stabilimenteve bujqësore, sidomos ato të mishit, peshkut, vezëve, qumështit dhe nënprodukteve. Sidomos për standardet e higjienës në prodhim, ruajte, transport, grumbullim, përpunim, tregtim brenda dhe jashtë vendit. Dhe procesi i kategorizimit dhe skanimit ka nisur nga 14 prilli nën drejtimin e ministrisë së bujqësisë dhe po kryhet nga AKU në të gjitha qarqet për mbi 900 stabilimente. Të dashur prodhues shqiptarë, AKU do trokasë pranë jush për të parë stabilimentet për të parë nëse i plotësojnë standardet.

Përgatisim bizneset shqiptare për tu bërë pjesë e tregut të përbashkët europian.

Kjo radiografi, do na sjellë një tablo të qartë me qëllim që të kemi mundësi të punojmë me ju duke ju mbështetur hap pas hapi në programin e përmirësimit me ato stabilimente që mund të përmirësohen dhe ato që duhen transformohen”, u shpreh Dhuka.

Ajo shtoi se ky proces do të krijojë një “radiografi” të plotë të sektorit, duke ndihmuar institucionet të identifikojnë stabilimentet që mund të përmirësohen dhe ato që kërkojnë transformim të thellë.

Dhuka nënvizoi se Shqipëria ka hapur 33 kapituj negociatash dhe ndodhet në një fazë intensive përgatitjeje teknike për mbylljen e tyre, duke theksuar se siguria ushqimore është një nga fushat kyçe të këtij procesi.

Ajo theksoi se standardet europiane do të zbatohen njësoj si për produktet që konsumohen në tregun vendas, ashtu edhe për ato që eksportohen, duke i dhënë fund diferencimeve aktuale.

“Kemi hyrë në fazën më intensive, të përgatitjes tenkike për të mbyllur negociatat për anëtarësim. Të bashkojmë forcat në një fushë të rëndësishme, që është siguria ushqimore. Rruga drejt VBE, rrugë transformimesh, edhe të tregut, bujqësisë dhe prodhimit bujqësor. Standardet europiane të sigurisë ushqimore, arsye e fortë, e rëndësishme dhe me shumë vlerë në këtë transformim të stabilimenteve të produktit shqiptar.

Shqipëria duhet të arrijë standardet e sigurisë ushqimore të BE-së teksa bëhet pjesë e tregut të përbashkët europian.

Shqipëria ka mundësi ta përdorë këtë proces si një instrument modernizimi duke ndërtuar stabilimente bujqësore dhe blegtorale, më produktive dhe institucione të cilësisë dhe zbatimit më të forta më pro europiane.

Sigurisht që, standardet e sigurisë ushqimore do zbatohen jo vetëm për eksportet, por edhe për produktet në tregun e brendshëm. Në ndryshim deri më sot ku kemi standarde të caktuara të sigurisë ushqimore për produktet në tregun shqiptar dhe disa të tjera për ato që eksportohen. Pasi të bëhemi anëtarë në BE do të thotë që, të njëjtat standarde do zbatohen në sigurinë ushqimore si për produktet që konsumojnë konsumatorët shqiptarë dhe për ato që eksportohen drejt BE-së”, deklaroi Dhuka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.