Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,577 ▲ +0.7% ETH $2,005 ▲ +0.79% XRP $1.3360 ▲ +0.98% SOL $82.4700 ▼ -0.17%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria, për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të Prodhimeve të Detit në Bruksel

Për herë të parë, industria e peshkut dhe prodhimeve të detit, kanë një pavion të tyre në një panair botëror. Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, përgjatë ditës së sotme, përuroi pavionin e parë shqiptar në Panairin Botëror të Prodhimeve të Detit, i cili po zhvillohet në Bruksel.

Mes qindra stendave nga e gjithë bota, ndodhej dhe stenda e Shqipërisë, e cila u vizitua në ditë e parë të panairit, nga autoritete të ndryshme botërore dhe kompani të mëdha të kësaj industrie. Ndërsa të pranishëm në këtë përurim, veç Panaritit, ishin edhe zëvendësministri italian i Bujqësisë dhe Peshkimit, Castiglione dhe drejtori i përgjithshëm i Peshkimit të Italisë.

Shqipëria përfaqësohej në pavionin e saj në këtë panair me dy kompani, me “Almarin”, që është investimi më i madh italo-shqiptar në akuakulturë dhe me “Koral”, kompania shqiptare e përpunimit të prodhimeve të detit.

Zv.ministri italian i Bujqësisë e përgëzoi ministrin Panariti për arritjet në sektorin e peshkimit dhe e siguroi për mbështetjen e Italisë në këtë sektor.

Ministri Panariti theksoi gjatë bisedës me zyrtarët pjesëmarrës në ceremoninë e përurimit të stendës shqiptare se, në sajë të mbështetjes së këtij sektori, prodhimi dhe eksportet këtë vit u rritën me 50 për qind më shumë se një vit më parë, gjë që mundësoi edhe praninë për herë të parë të Shqipërisë, me një stendë të veten në këtë panair ndërkombëtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.