🌫️
Tiranë 4°C · Mjegull 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,711 ▲ +1.04% ETH $2,007 ▲ +1.04% XRP $1.3373 ▲ +1.04% SOL $82.7300 ▲ +0.25%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

“Shqipërinë e kërcënon inflacioni”/ Guvernatori i Bankës në Kuvend: Shkak çmimet e larta të ushqimeve, naftës dhe energjisë

Banka e Shqipërisë ka dhënë opinionet e saj për projektbuxhetin 2023.

Ndërsa vlerëson të realizueshëm parashikimin e rritjes 2.6% dhe përpjekjet për konsolidimin fiskal , Guvernatori Gent Sejko shton se rrezik kryesor mbetet inflacioni i lartë dhe bën apel për mbështetje për të zbutur goditjen nga kriza.

“Në asnjë rast nuk parashikohet recesion. Sigurisht janë shtuar rreziqet dhe presionet inflacioniste mund të ndikojnë në rritjen e qëndrueshme të ekonomisë”.

Banka e Shqipërisë ka përsëritur kërkesat e saj për rishikimin e skemës së pensioneve dhe vendosjen e tavaneve ligjore për koncesionet e PPP për të menaxhuar rrisqet. Shqetësim ka ngritur edhe për kontrollin e shpenzimeve buxhetore dhe mosinjektimin e tyre në ekonomi vetëm në fund të vitit.

“Rekomandojmë vendosjen e tavanit ligjor të PPP-ve për të mos u përballur me risqe të cënojnë deficitin. Skemat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vijojnë të përbëjnë një barrë të ndjeshme për financat e shtetit. Në këtë kontekst, duke pasur parasysh dhe trendet e pafavorshme demografike, Banka e Shqipërisë sugjeron rishikimin periodik të skemës së pensioneve, atë të sigurimeve shëndetësore dhe skemat e tjera të sigurimeve sociale, me synim ruajtjen e këtyre skemave në trajektore të qëndrueshme dhe të përballueshme për buxhetin e shtetit”, tha Sejko.

Përballë pasigurive në rritje, Sejko kërkon vëmendje të shtuar për adresimin e rreziqeve ku rekomandon më shumë fonde të kontigjencës në buxhet si dhe monitorim të shtuar të sektorit energjetik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.