Kronika

Shqiptarët largohen vetë nga Gjermania

Një numër rekord prej 55 mijë emigrantësh kanë lënë vullnetarisht Gjermaninë këtë vit, një numër dy herë më i lartë se numri i atyre të deportuarve.

E përditshmja gjermane Sueddeutsche Zeitung publikoi sot shifrat e zyrës së emigracionit Janar- Nëntor 2016 ku vihet re se numri më i madh i emigrantëve të kthyer janë nga Ballkani Perëndimor.

Grupi më i madh i të kthyer vullnetarisht është ai i emigrantëve shqiptarë, 15 mijë.

Më pas vijnë emigrantë nga Serbia, Iraku, Kosova nga 5 mijë secili shtet.

Vitin e kaluar 890 mijë emigrantë kërkuan azil në Gjermani ndërsa në 2016 janë dëbuar 25 mijë emigrantë.

Emigrantët e ardhur nga Ballkani Perëndimor nuk kanë asnjë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani.

Sipas zyrës së emigracionit një numër i madh emigrantëve të ardhur nga Iraku, Irani dhe Afganistani po kthehen vullnetarisht.

Gjermania e ka ashpërsuar ligjet mbi emigracionin në muajt e fundit, nxitur nga shqetësimet rreth sigurisë dhe integrimit pas pranimit të më shumë se 1.1 milion emigrantët nga Lindja e Mesme, Afrika që në fillim të 2015.

Javën e kaluar një anëtar i ISIS vrau 12 persona në Berlin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button