☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,832 ▲0.11%
DOW 48,050 ▼0.28%
NASDAQ 22,949 ▲0.55%
NAFTA 97.60 ▼0.28%
ARI 4,812 ▼0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,853 ▲ +2.73% ETH $2,239 ▲ +3.02% XRP $1.3534 ▲ +1.96% SOL $84.7800 ▲ +3.49%
S&P 500 6,832 ▲0.11 % DOW 48,050 ▼0.28 % NASDAQ 22,949 ▲0.55 % NAFTA 97.60 ▼0.28 % ARI 4,812 ▼0.12 % S&P 500 6,832 ▲0.11 % DOW 48,050 ▼0.28 % NASDAQ 22,949 ▲0.55 % NAFTA 97.60 ▼0.28 % ARI 4,812 ▼0.12 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Shtëpia e Bardhë dhe republikanët arrijnë marrëveshje për tavanin e borxhit

Marrëveshja tani duhet të miratohet nga Kongresi amerikan.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e përshkroi marrëveshjen si “kompromis”, ndërkaq kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha se “ka një ulje historike të shpenzimeve”.

Më herët, Departamenti amerikan i Thesarit kishe paralajmëruar se shteti do të mbeste pa para për të paguar faturat më 5 qershor nëse nuk do të arrihej një marrëveshje.

Një falimentim i tillë do të përmbyste ekonominë amerikane dhe do të trondiste tregjet globale.

SHBA-ja duhet të marrë borxh për të financuar Qeverinë sepse shpenzon më shumë sesa që ngrit taksat.

Republikanët kanë kërkuar që të shkurtojnë shpenzimet në fusha sikurse edukimi dhe programe të tjera sociale, në këmbim të rritjes së tavanit të borxhit prej 31.4 trilionë dollarësh.

Republikanët kanë thënë se nuk do të rrisnin tavanin e borxhit nëse Qeveria nuk do të pajtohej për të shkurtuar shpenzimet në vitet e ardhshme, ndërkaq demokratët kishin përqendruar propozimet e tyre në rritjen e disa taksave.

Detajet e marrëveshjes së re ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, por CBS ka raportuar se për dy vjet do të ulen shpenzimet qeveritare që nuk i përkasin fushës së mbrojtjes dhe më pas ato do të rriten për 1 për qind më 2025.

Në një deklaratë të shkurtër për media mbrëmjen e së shtunës, McCarthy tha se ka biseduar me presidentin Biden në telefon dy herë gjatë ditës.

“Pas javësh negociata, ne kemi arritur një marrëveshje në parim. Ende kemi punë për të bërë, por besoj se kjo marrëveshje në parim është e rëndësishme për amerikanët. Do të ketë një ulje historike të shpenzimeve, reforma që do të largojnë qytetarët nga varfëria dhe do t’i fusin në tregun e punës, nuk do të ketë taksa të reja dhe as programe të reja qeveritare”, tha ai.

McCarthy tha se do të shkruajë versionin final të projektligjit të dielën dhe më pas do të bisedojë sërish me presidentin Biden para se legjislacioni të dërgohet për votim në Kongres të mërkurën.

Ndërkaq Biden tha përmes një deklarate se “marrëveshja paraqet një kompromis, që nënkupton se të gjithë kanë marrë atë që dëshironin. Kjo është përgjegjësia e qeverisjes”.

“Kjo marrëveshje është një lajm i mirë për popullin amerikan sepse parandalon atë që do të ishte një falimentim katastrofal dhe do të çonte ekonominë në recesion”, tha ai.

Si Biden, ashtu edhe McCarthy duhet të bindin anëtarët e tyre në Kongres se kjo marrëveshje është e mirë para se e njëjta të hidhet në votim javën e ardhshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.