☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 —
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,982 ▲ +0.7% ETH $2,271 ▲ +1.13% XRP $1.2552 ▲ +0.62% SOL $95.4000 ▼ -0.43%
S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

“Shteti Bektashi”, i dërguari i administratës amerikane zhvillon takime në Tiranë

Paolo Zampolli, i dërguari special i administratës amerikane për Partneritetet Globale, ndodhet në Tiranë, ku gjatë qëndrimit të tij ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të politikës shqiptare dhe të komunitetit bektashi.

Zampolli është takuar fillimisht me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Mondi. Sipas informacionit të bërë publik për takimin, vizita lidhej me ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Megjithatë, vizita e zyrtarit amerikan vjen në një moment kur projekti për krijimin e një shteti sovran Bektashi në Tiranë është rikthyer në vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Më pas, Zampolli ka zhvilluar një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Në agjendën e tij është parashikuar gjithashtu një takim me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa sipas burimeve pritet që i dërguari amerikan të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të qeverisë shqiptare.

Deri tani, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë nuk ka dhënë një njoftim zyrtar mbi vizitën dhe temat e diskutimeve.

Burime bëjnë me dije se një prej çështjeve të rëndësishme në këto takime lidhet pikërisht me projektin për krijimin e shtetit sovran Bektashi, edhe pse mbetet e paqartë nëse kjo është tema kryesore e vizitës së tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.