🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,892 ▲ +0.33% ETH $2,264 ▲ +0.38% XRP $1.2492 ▼ -0.5% SOL $94.3700 ▼ -1.74%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën

Për të 16-tën të shtunë radhazi, aktivistë shqiptarë që jetojnë në Lombardi janë mbledhur në qendër të Milanos me flamuj kuqezi dhe pankarta me sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”.

Protesta është pjesë e të ashtuquajturës “Revolucioni Flamingo”, lëvizja e nisur në Shqipëri më 23 maj kundër ndërtimit të një resorti luksoz në një zonë natyrore të mbrojtur, projekt i lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump.

“Mbrojtja e mjedisit ishte shkëndija që ndezi një mobilizim më të gjerë”, thotë Aleks Tom Vulaj, shqiptar me banim në Legnano, i cili prej 25 vitesh jeton në Itali.

Sipas tij, shqiptarët janë të lodhur nga situata ekonomike dhe nga politikanët që, sipas tij, mendojnë vetëm për interesat e tyre. Aktivistët po shqyrtojnë edhe organizimin e një marshimi nga Konsullata Shqiptare në rrugën San Martino drejt Duomos.

Në Lombardi jetojnë rreth 100 mijë shqiptarë. Mes aktivistëve është edhe Suela Mehdini, e cila thotë se protesta synon të sensibilizojë Italinë dhe Bashkimin Evropian për situatën në Shqipëri.

Mehdini akuzon qeverinë për kufizimin e lirisë së shprehjes, ndryshimin e ligjeve dhe kalimin e tokave bujqësore te kompani të huaja. Aktivistët kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira.

“E nisëm nga Milano, por do ta çojmë protestën edhe në qytetet më të vogla”, thotë Eneida Muzhaqi, e cila ka studiuar sociologji në SHBA përpara se të transferohej në Itali. Sipas saj, mbështetja e italianëve është thelbësore për këtë lëvizje./Il Giorno

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.