☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 —
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,982 ▲ +0.7% ETH $2,271 ▲ +1.13% XRP $1.2552 ▲ +0.62% SOL $95.4000 ▼ -0.43%
S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Sesioni i ri parlamentar me debate të vjetra, Kaso: Opozita kërkon konsensus për territorialen

Deputetët rikthehen në aulën parlamentare më 8 shtator, në seancën e parë plenare të sesionit të ri pas pushimeve verore. Ky sesion pritet të nisë me debatet e mbarsura mes palëve për ndarjen administrative territoriale, një çështje shumë sensitive për rezultatet e forcave politike në garat vendore.

Komisioni i posaçëm parlamentar u nda pa konsensus mes mazhorancës dhe opozitës. Shumica kërkon që harta e re territoriale të ketë 15 bashki më pak, ndërsa demokratët insistojnë në shtimin e numrit të tyre, nga 61 që janë aktualisht deri në 100.

Për opozitën është i papranueshëm drafti i njëanshëm i socialistëve, pasi, siç thonë është i mirëkalkuluar prej tyre për të marrë rezultatet në tavolinë në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

“Ka një qëndrim politik të Partisë Demokratike që nuk njeh produktin e njëanshëm të Partisë Socialiste për sa i përket reformës administrative territoriale Një ushtrim që presupozoj të ishte i përbashkët”, tha deputeti demokrat Ivi Kaso.

Pavarësisht kontestimeve, opozita nuk ka votat e mjaftueshme në Kuvend për të rrëzuar draftin e shumicës. Në këto kushte, deputeti demokrat Ivi Kaso thotë se opozita do të duhet të shfrytëzojë instrumente të tjera politike, siç është ankimimi në Gjykatën Kushtetuese, nëse mazhoranca vendos me forcën e kartonave të saj, si dhe gjetjen e hapësirave kushtetuese për mbajtjen e referendumit.

“Forma e marrjes së mendimit të popullatës lokale që neni 108, pika 2, i Kushtetutës parashikon si prerogativë për miratimin e një reforme të tillë”, tha Kaso.

Opozita i është drejtuar edhe faktorit ndërkombëtar që të jetë arbitri i palëve për këtë reformë, nisur nga fakti se miratimi me konsensus i reformës territoriale dhe i reformës zgjedhore është kriteri i përcaktuar nga Brukseli për çështjen e integrimit europian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.