Ekonomia

Shtyhet afati i fshirjes së detyrimeve; Tatimpaguesit mundësi deri në fund të vitit

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka prezantuar sot projektligjin për fshirjen e detyrimeve, si dhe të nxjerrjes nga qarkullimi të mjeteve të transporti në Komisionin e  Ekonomisë dhe të Financave. Ky projket ligj sipas ministrit Ahmetaj vjen pas një periudhe dhjetë mujore konsultimesh me biznesin dhe me institucionet financiare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Fshirja do të bëhet sipas praktikave më të mira ndërkombëtare, duke pasur objektiv cenimin sa më të vogël të kulturës së pagesës së detyrimeve, ka shtruar ministri.

Afati kohor, prej të cilit tatimpaguesit do të kenë mundësi të përfitojnë nga fshirja e detyrimeve do të shtyhet deri në fund të vitit, nga 6 muaj që parashikohej më parë.

Ahmetaj tha se janë ezauruar të gjitha masat shtrënguese nga ana e administratat tatimore dhe ky ligj do të jetë një stimul për t’u kryer pagesat e detyrimeve të pesë viteve të fundit.

Megjithatë në fjalës e saj, Blerina Gjylameti, relatore e Komisionit, krahas aspekteve pozitive si lehtësimi i bizneseve dhe pastrimi i bilanceve nga detyrimet e fryra, tha se fshirja e detyrimeve do të ketë efekte negative mbi kulturën e tatimpaguesve, dhe duhen minimizuar politikat e faljeve të vazhdueshme.

Me anë të këtij projektligji synohet:

− Të fshihen detyrimet fiskale përfshirë principalin, kamatevonesën dhe gjobën, për periudhat përpara Dhjetor 2010, për të gjithë individët, personat fizikë dhe juridikë që kanë detyrime të papaguara sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj;

− Përdorimin së pari të krediteve apo mbipagesave që mund të kenë subjektet për të kompensuar fshirjen e detyrimeve tatimore, sipas parimit që nëse është njëkohësisht debitor dhe kreditor, do të bëhet kompensimi i tyre dhe më pas nëse ligji e parashikon si rast, do bëhet fshirja e detyrimit të mbetur.

− Fshirja me të njëjtat kushte e detyrimeve tatimore qendrore dhe vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë.

− Fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore sipas kushteve dhe afateve të parashikuara në të, pra pasi të paguhen kontributet dhe fshihen gjobat dhe kamatevonesat.

− Përfitojnë nga fshirja rastet e gjobave të gjeneruara nga sistemi në mënyrë automatike për deklarimin e kontributeve, pavarësisht periudhës së cilës i

përkasin.

− Përfitojnë nga fshirja rastet e gjobave referuar neneve të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese.

− Përfitojnë nga fshirja rastet e gjobave për Kompanitë e Kasave Fiskale.

− Heqja nga qarkullimi dhe çregjistrimi i mjeteve të transportit për të cilat nuk është kryer asnjë veprim deri më dhjetor 2011, si dhe shuarjen e çdo lloj detyrimi për këto mjete. Gjithashtu për mjetet e transportit të cilat nuk hiqen nga qarkullimi parashikohet shuarja e detyrimeve tatimore për periudhat 2010 e më parë dhe fshirja e gjobave dhe kamatvonesave për periudhat 2011-2014, me kusht pagesën e detyrimeve 2011 e në vijim.

− Nuk përfitojnë nga fshirja sipas këtij ligji subjektet që kanë detyrime tatimore/doganore, që kanë një vendim gjyqësor të formës së prerë si të  dënuar penalisht për evazion fiskal dhe kontrabandë.

− Nisur nga situata e detyrimeve të akumuluara ndërmjet operatoreve të sektorit elektorenergjetik me kapital 100 % shteteror, sektorit të ujësjellës-kanalizime si dhe nga ndërhyrjet e administratës tatimore nëpërmjet vlerësimeve në vitet e kaluara, projektligji ka parashikuar që për këta operatorë, të fshihen edhe detyrimet tatimore të papaguara, përjashtuar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si dhe detyrimet e vetdeklaruara nga këta opratorë, dhe që u përkasin periudhave Janar 2011 deri Dhjetor 2013. Ndërkohë, për këta operatorë, për periudhën janar 2014-dhjetor 2014 do të aplikohet fshirja e gjobave dhe kamatvonesave me kusht pagesën, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, e tatimit/taksës/tarifës/kontributit.

− Shuhen efektet tatimore për detyrime të papaguara të regjistruara ose jo, apo në proces kontrolli, si pasojë e lëshimit jo brenda së njëjtës periudhë tatimore të kryerjes së furnizimit, të dokumentit që vërteton përjashtimin nga TVSH, ose si pasojë e moslëshimit të këtij vërtetimi, me kusht që në çdo rast aplikimi pranë Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore tëjetë paraqitur deri më 31.12.2014.

− Fshihen nga regjistrat detyrimet e pagueshme në doganë sipas kuptimit të pikës 2 të nenit 2 të këtij ligji, të evidentuara në administratën doganore, për TVSH-në e shtyrë dhe të papaguar për makineritë dhe pajisjet, importimi i të cilave është përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar, sipas listës  përkatëse në fuqi deri në datë 31.12.2016.

 

ANALIZIMI I EFEKTEVE FINANCIARE TE PROJEKTLIGJIT

Bazuar në të dhënat e raportuara nga DPT dhe DPD, situata e detyrimeve të papaguara tatimore dhe doganore paraqitet si më poshtë:

Borxhi total i regjistruar në Tatime dhe Dogana deri 31 Dhjetor 2016 172.50 Miliard Lekë.

o Borxhi Tatimor i akumuluar nga viti 1996 deri 31 Dhjetor 2016 është 147.7 Miliard Lekë.

o Borxhi Doganor i akumuluar nga viti 2000 deri 31 Miliard është 424,8 Miliard leke.

Bazuar në këtë projekt ligj fshihen detyrimet si më poshtë:

Detyrime potencialisht për t’u fshirë Total: 90.97 Miliard Lekë

Nga këto:

Fshirje detyrimesh pa kusht: 29.52 Miliard Lekë ( Principal + Gjoba+Kamatvonesa)

Fshirje detyrimesh me kusht: 61.45 Miliard Lekë ( Gjoba + Kamatvonesa)

Për t’u paguar si kusht 34.96 Miliard Lekë ( Principal)A.

Kategoria Fshirje borxhi pa kushte për detyrimet (principal+Gjoba+Kamat Vonesa)

Periudha: deri 31 Dhjetor 2010

Total: 29.52 Miliard Lekë ( 11.48 Principal + 12.05 Gjoba + 5.99Kamatvonesa)

Nga te cilat:

DPT 28.36 Miliard Lekë (11.05 Principal + 11.73 Gjoba + 5.58 Kamatvonesa)

DPD 1.16 Miliard Lekë ( (0.43 Principal + 0.32 Gjoba + 0.41 Kamatvonesa)

Kategoria Fshirje borxhi për detyrimet (Gjoba + Kamat Vonesa) me kusht pagesen e principalit te borxhit

Periudha: 01 Janar 2011 deri 31 Dhjetor 2014

Total: 61.45 Miliard Lekë (54.95 Gjoba + 6.50 Kamatvonesa)

Kushti: Të paguhet 34.96 Miliard Lekë principal

Nga të cilat:

DPT 53.20 Miliard Lekë (48.45 Gjoba + 4.75 Kamatvonesa)

DPD 8.25 Miliard Lekë (6.50 Gjoba + 1.75 Kamatvonesa)

Detyrime TVSH per t’u fshirë 0.20 Miliard Lekë

Në total : 0.81 Miliard Lekë

Çregjistrimi i mjeteve të transportit rrugor

Në bazë të të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, janë përafërisht 100,000 mjete të cilët nuk janë aktive (që nuk kanë kryer veprime për detyrimet financiare dhe kontrollin teknik) për një periudhë të gjatë kohe, afërsisht rreth 10 vjet. Për periudhën deri më 31.12.2010 taksat janë falur me ligjin nr.10418, datë 21.04.2011, si rezultat nuk përllogariten edhe për këto mjete. Duhet të theksohet se pronarët e mjeteve rrugore nuk janë paraqitur për asnjë lloj veprimi pranë DPSHTRR, edhe gjatë afatit të zbatimit të ligjit të faljes apo për t’u hequr nga qarkullimi në zbatim të Kodit Rrugor dhe përkatësisht neni 102 pika 1, por edhe pas kësaj periudhe.

Periudha 2011-2015

Vlera e taksave që propozohet të fshihen pas çrregjistrimit të mjeteve 5.3 Miliard Lekë

Detyrime të ndërmarrjeve të sistemit elektro energjitik dhe ujësjellësa me kapital 100% shteteror

Detyrime që shuhen: 8.41 Miliard Lekë ( 8.1 Elektroenergjitika + 0.31 Ujesjellesat)

Detyrime për individë që kanë shkelur afatin e regjimit të lejmit të përkohshem për mjete transporti me targa të huaja. individë fermerë qe kane tregtuar duhan prodhim vendi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button