Kronika

Shtyhet sërish seanca për Enkelejda Hoxhën, gjyqtarja: Kërkoj kohë të përgatis parashtrimin tim

KLGJ ka vendosur të shtyjë sërish seancën për gjyqtaren e arrestuar për korrupsion në Gjykatën e Krujës, Enkeleida Hoxha.
Seanca e radhës do të mbahet më datën 11 mars, në orën 11:00.
Gjyqtarja, e cila u paraqit me pranga në duar mëngjesin e sotëm para Këshillit të Lartë Gjyqësor ka kërkuar kohë që të përgatisë parashtrimin e saj në lidhje me këtë procedim disiplinor.

Nga ana tjetër, avokati i saj, Ardian Visha, i ka dhënë të drejtë magjistrates.

Ndërsa, kreu i ILD-së, Artur Metani, është shprehur se nuk ka ndonjë arsye ligjore për shtyrje të seancës pasi avokati i saj ka qenë prezent në çdo seancë duke bërë parashtresat dhe pretendimet në emër të klientes të tij, por për shkak të gjendjes në cilën ndodhet gjyqtarja është treguar mirëkuptues për kërkesën e saj.

Llagami: KLGJ vendos të mos pranojë kërkesat e avokatit për thirrjen e dëshmitarëve dhe marrje provash pasi ajo që pretendohet të provohet me prova nuk ka lidhje me objektin e hetimit disiplinor. Vendimi është unanim.

Enkeleida Hoxha: Kërkoj kohë të përgatis parashtrimin tim mbi këtë procedim disiplinor.

Avokati Visha : Magjistratja ka të drejtë. Paragjykim i çështjes.

Artur Metani: Nuk shoh realisht arsye ligjore për shtyrje sepse avokati ka qenë prezent në çdo seancë dhe ka bërë parashtresën dhe ka paraqitur pretendimet në emër të klientes së tij.

Por në kuadër të respektit të gjendjes në të cilën ndodhet magjistratja, tentoj të jem mirëkuptues ndaj kërkesës së saj dhe shprehem pozitivisht, por jo më shumë se disa ditë shtyrja.

Naureda: duke respektuar të drejtën e magjistrates për t’u mbrojtur. 11 mars ora 10.00.

Më herët, e pyetur nga shtypi nëse ka ndonjë koment për procesin ndaj saj, gjyqtarja Hoxha u shpreh se procesi ndaj saj ka qenë i padrejtë.

Në saj të përgjimeve nga hetimet e SPAK gjykatësja Enkeleida Hoxha është përfshirë në një aferë korruputive bashkë me avokatin Aldo Tabaku dhe punonjës të tjerë të gjykatës.

Një skemë e mirëfilltë kriminale në Gjykatën e Krujës për të liruar të burgosurit kundrejt miliona eurove.

E kthyer në simbolin e gjyqtarëve që hapin dyert e burgut për të dënuarit e përjetshëm, Enkeleida Hoxha ra në rrjetat e SPAK së bashku me nëntë persona të tjerë që në bashkëpunim me njëri-tjetrin po tentonin të hapnin dyert e qelive për një tjetër të dënuar në Fushë Krujë.

Gjyqtarja, eksperti mjeko ligjor, avokati , kryesekretarja e gjykatës dhe familjarët e të dënuarit Saimir Petani, u bënë bashkë me qëllimin për t’i zbutur atij dënimin. Duke shfrytëzuar afrimitetin me Enkeleida Hoxhën, avokati Aldo Tabaku sipas përgjimeve të SPAK se ka ndikuar tek gjyqtarja Hoxha e cila nën këtë influence i zbriti të dënuarit 6 muaj burgim, për shumën e 6 mijë eurove.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button