Kronika

Shtyhet vendimi për Shullazin

Vendimi për caktimin e masës së sigurisë në ngarkim të Emiljano Shullazit, Blerim Shullazit dhe Gilman Danit është shtyrë për të mërkurën.

Ndaj Emiljano Shullazit dhe dy personave të tjerë të arrestuar rëndojnë akuza të rënda penale, që nga “krijimi dhe pjesëmarrja në grupe kriminale të strukturuara” deri tek “gjobëvënia” dhe “kërcënimi”.

Top Channel ka mësuar se për këto akuza, prokuroria do të kërkojë mbajtjen në burg të këtyre tre personave. Dokumenta dhe prova të zbuluara nga gazetarët tanë tregojnë se prokuroria dhe policia i kanë vënë shkopinj nën rrota njëra-tjetrës dhe janë penguar reciprokisht në hetimet për akuzat ndaj Emiljano Shullazit.

Top Channel zbulon dokumenta që tregojne se policia ka kryer kallëzim pa informuar prokurorinë, por kjo e fundit e ka lënë atë në errësirë dhe dorëzoi akuza të tjera ndaj grupit Shullazi, sapo u prangos nga policia.

Hetimet zbulojnë detaje të reja nga aktiviteti kriminal i Shullazit. Dokumenti i noterial i dhurimit të hotelit historik Vollga në Durrës, tregon se rasti ka prekur nivele groteske, pasi pronari ia kishte dhuruar Shullazit në shenjë mirënjohjeje pronën e tij.

Emiliano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi do të dalin të mërkurën para gjykatës për akuzën e gjobëvënies jo vetëm për këtë episod, por edhe për rastin e 1200 metra/katrorë parking në Tiranë.  Prokuroria thotë se përveç Jani dhe Arjan Zakas është kërcënuar edhe një kushëri i tyre.

Mësohet se edhe dëshmia e profesor Mynyr Konit është pjesë e dosjes. Ai deklaroi se është kërcënuar që të tërhiqej nga gara për rektor. Profesori ka treguar se tre persona të hipur në një makinë i kishin kërkuar të jepte menjëherë dorëheqjen nga gara.

Por ai nuk ka pohuar se njihte Emiljano Shullazin. Detaje nga dosja tregojnë se vendimi për të mbajtur në burg Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët, nuk do të jetë i lehtë për Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button