Kronika

Shullazi në gjyq, shtyhet për të enjten seanca

Kur mungon një nga anëtarët e trupës gjyqësore proceset shtyhen me ditë të tëra. Por e njëjta gjë nuk mund të ndodhë kur bëhet fjalë për gjykimin e hapur kunder Emiliano Shullazit dhe të tjerëve.

Mungesa e një gjyqtareje e detyroi pjesën tjetër të trupës ta shtyjë procesin për pesë orë, duke caktuar orën 15.00 të së enjtes, ditë ku do të zhvillohet seanca e radhës.

Emiliano Shullazi, Gilmando Dani, Endri Qyqja, Endri Zela dhe Blerim Shullazi ishin të pranishëm në seancën e parë gjyqësore. Prokuroria e Krimeve të Rënda i akuzon ata për kanosje për shkak të detyrës kundër Dhori Kules dhe Mynyr Konit, gjobëvënie në tre episode, ndërkohë që Emiliano Shullazi shikohet nga akuza si njeriu që formoi grupin dhe ndau rolet në atë që Krimet e Rënda e konsiderojnë si grup kriminal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button