☁️
Tiranë 6°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.14 ▼1.69%
ARI 4,644 ▲1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,898 ▲ +1.77% ETH $2,075 ▲ +3.01% XRP $1.3381 ▼ -0.31% SOL $83.7400 ▲ +1.22%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.14 ▼1.69 % ARI 4,644 ▲1.89 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.14 ▼1.69 % ARI 4,644 ▲1.89 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Si do të reagojë Kosova për pavarësinë e Katalonjës? Flasin në MPJ

Parlamenti Katalonjës ka votuar orë më parë që ta deklarojë pavarësinë nga Spanja. Ky veprim u mbështet nga një votim 70 -10 të bojkotuar nga deputetët e opozitës. Por, tash pavarësinë e Katalonjës duhet të njohin edhe shtetet e botës. Në MPJ kanë treguar se çfarë do të bëjnë.

Katalonia e ka shpallur pavarësinë si shtet duke u ndarë nga Spanja. Vendimin për këtë e ka marr Kuvendi i Katalonjës, duke u mbështetur nga një votim 70-10 të bojkotuar nga deputetët e opozitës.

Ndaj këtij veprimi kanë reaguar edhe shtet më të mëdha të botës. Deri tani SHBA, Brukseli, Gjermania dhe Britania kanë bërë me dije se nuk do ta njohin pavarësinë e Katalonjës.

Për pavarësinë e Katalonjës kanë folur për Express edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, por nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje konkretet se a do ta njohe Kosova apo jo shtetin e ri.

“Politika e Jashtme e Kosovës funksionon ne sintoni të plotë me Uashingtonin dhe Brukselin”, ka thënë për Express Jetlir Zymber, këshilltar i ministrit të MPJ’së, Behgjet Pacolli.

E, Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, më herët u ka thënë senatorëve që pushteti direkt nevojitej për ta rikthyer “ligjin, demokracinë dhe stabilitetin” në Kataloni.

Kriza në Spanjë filloi kur katalunasit mbështetën pavarësinë në një votim ilegal më herët gjatë këtij muaji.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.