Si do të zëvendësohen me kodin e ri numrat telefonikë me prefikset 381, 377 dhe 386
Sot është arritur Marrëveshja për kodin telefonik shtetëror të Kosovës, mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka bërë të ditur Qeveria.
Marrëveshja parasheh largimin e të gjitha kodeve ekzistuese (381,377, 386) dhe përdorimin vetëm të kodit shtetëror të Kosovës 383 për thirrje ndërkombëtare.
Por, kur do të largohen ato? Sipas Qeverisë, ato do të mbeten në përdorim edhe për një kohë.
Gjatë një periudhe tranzitore, deri në implementim të kodit shtetëror të Kosovës, do të përdoret numeracion i dyfishtë, ka njoftuar Qeveria.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.