Si të vishesh si një grua franceze: Tre këshilla për tu mbajtur mend

Revistat dhe bloge janë plot me këshilla se si të kesh një pamjen franceze. Gratë e këtij vendi kanë shumë elegancë dhe janë përgjithmonë në krye në lidhje me stilin e tyre të veshjes. Moda franceze mund të jetë misterioze, por nuk është plotësisht e paarritshme.
Ja disa këshilla për tu mbajtur mend:
Këshillë për të mbajtur mend : “Përdorni ngjyra neutrale “
“Thjeshtësia është gjithçka që ju nevojitet,”, tha për The Local, Nicolas Hobbs, një fotograf i modës në Paris.
Ju nuk do të shihni shumë ngjyra të ndritshme në rrugët e Francës. Veshjet me ngjyra të zeza janë imazhi klasik i elegancës franceze, shik ,e bardha, blu, gri janë shumë të popullarizuara.
Dhe në qoftë se gratë franceze përdorin ngjyra të forta, ata kanë tendencë të zgjedhin një ose dy nuanca, tonalitete të afërta dhe jo kontraste të forta . Pra vajza dhe zonja mos e ekzagjeroni me ngjyrat .
Këshillë për të mbajtur: “Pakëz ar fisnik në vend të bizhuterive”

Vajzat franceze nuk janë mësuar të vendosin bizhuteri të modës më të fundit. Pse do të kishin nevojë për rrathë plastikë ose gotë si karamele në veshët e tyre kur nevojitet shumë më pak për një pamje elegante?
Prandaj, në vend të një ton xhinglash, ata mbajnë një varëse ari lakonike dhe vathë të mesëm.
Bizhuteri të tilla nuk i nënshtrohen tekave të modës dhe do t’i përshtaten çdo veshjeje. Gjatë ditës, ari nuk do të bie në sy, por në mbrëmje do të kompletojë pamjen, veçanërisht nëse i shtoni buzëkuqin tuaj të kuq të preferuar.
Këshillë për të mbajtur mend : “Harro trendet e reja “
Po, Franca mund të ketë Zaras dhe H & Ms të shesin modën në çdo cep, por themeli i stilit francez ende qëndron në klasikët.
“Kam edhe klientë francezë dhe ata kurrë nuk më pyesin për tendencat aktuale ose cilat janë ngjyrat e momentit, por unë i marr ato pyetje shumë nga të huajt, veçanërisht amerikanët”, tha Guinut.

“Gratë franceze nuk janë skllevër të modës, por thjesht ndjekës të stilit. Ata do të shqyrtojnë me kujdes trendët e sezonit të ri dhe do të zgjedhin një ose dy artikuj për të rinovuar pamjen e tyre, duke i dhënë një kthesë të re”, shpjegoi Anélle Coetzee tek The Local.
Pra, vishni gjëra që ju përshtaten me stilin tuaj dhe mos u fiksoni me tendencat me të reja sepse jo të gjithë mund të duken bukur me to.
Gazetare: Arjola Ajdinaj




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.