Rafineri të mëdha nafte dhe gazi në LM nën shënjestër
Objekti më i madh në botë i prodhimit të gazit natyror të lëngshëm (LNG), i vendosur në Katar, u dëmtua ndjeshëm nga sulmet ajrore iraniane duke ngritur shqetësime në lidhje me furnizimet ndërkombëtare me energji.
Më poshtë është një përmbledhje e objekteve kryesore të energjisë të prekura nga sulmet në konfliktin midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit që nga 28 shkurti:
– Rafineria saudite goditet nga një dron
Një dron u rrëzua në rafinerinë saudite ”Samref”, e vendosur në zonën industriale të Yanbusë, në bregdetin e Detit të Kuq, të enjten, dhe “vlerësimi i dëmeve është duke u zhvilluar”, tha Ministria saudite e Mbrojtjes.
Rafineria ”Samref” është në pronësi të gjigantit saudit të naftës ”Aramco” dhe ”Mobil Yanbu Refining Company Inc.”, një degë e ”ExxonMobil”.
– ”Ras Laffan” në Katar –
”Ras Laffan”, në Katarin verior, është objekti më i madh në botë i lëngëzimit të gazit.
Vendi është shënjestruar vazhdimisht nga Irani që nga fillimi i luftës.
Sot në mëngjes, kompania shtetërore ”QatarEnergy” raportoi “dëme të konsiderueshme” pasi valët e njëpasnjëshme të sulmeve shkaktuan “zjarre të konsiderueshme”, të cilat që atëherë janë vënë nën kontroll.
Vendndodhja ishte sulmuar edhe një ditë më parë.
– Parsi Jugor në Iran –
Sulmet iraniane në ”Ras Laffan” ishin një përgjigje ndaj atyre të kryera nga Izraeli të mërkurën kundër fushës iraniane të gazit në det të hapur Parsi Jugor, e cila furnizon afërsisht 70% të gazit natyror të Iranit.
Sipas Iranit, disa pjesë të fushës u përfshinë nga flakët.
Donald Trump, i cili pohoi se Shtetet e Bashkuara “nuk dinin asgjë” për sulmin izraelit, kërcënoi të shkatërronte “të gjithë fushën e Parsit Jugor” nëse Irani vazhdon sulmet e tij në Katar.
Kjo fushë, në pjesën e saj jugore dhe nën emrin Kupola Veriore po shfrytëzohet nga Katari.
”QatarEnergy” vlerëson se Fusha Veriore mban afërsisht 10% të rezervave të njohura të gazit natyror në botë.
Katari ka një sërë marrëveshjesh afatgjata për LNG-në, ndër të tjera, me kompaninë franceze ”Total”, kompaninë britanike ”Shell”, kompaninë indiane ”Petronet”, kompaninë kineze ”Sinopec” dhe kompaninë italiane ENI.
– Kharg në Iran –
Ishulli Kharg, i vendosur rreth 30 kilometra larg bregdetit iranian dhe vendi nga i cili burojnë afërsisht 90% e eksporteve të naftës bruto të Iranit, u shënjestrua nga sulmet ajrore amerikane të shtunën.
Megjithatë, autoritetet iraniane deklaruan se eksportet po vazhdonin normalisht dhe se nuk kishte viktima.
Trump kërcënoi të shkatërronte infrastrukturën e ishullit nëse Irani vazhdon të bllokojë Ngushticën e Hormuzit.
– ”Ruwais” në EBA –
Rafineria ”Ruwais”, e vendosur në emiratin e Abu Dhabit, është e katërta më e madhe në botë, sipas kompanisë kombëtare të naftës ”Adnoc”.
Ajo duhej të pezullonte operacionet javën e kaluar si një “maskë paraprake” pas një sulmi me dron në zonë, tha një burim, pa specifikuar nëse vetë rafineria ishte goditur.
”Adnoc” nuk ka komentuar për incidentin.
– Ras Tanura në Arabinë Saudite –
Gadishulli Ras Tanura në Arabinë Saudite në Gji është shtëpia e një prej rafinerive më të mëdha në Lindjen e Mesme dhe, me një kapacitet prej 550 000 fuçish në ditë, përfaqëson një shtyllë të sektorit të energjisë së mbretërisë.
Rafineria është shënjestruar disa herë, veçanërisht gjatë një sulmi me dron iranian në fillim të konfliktit, i cili shkaktoi një zjarr dhe detyroi një mbyllje të pjesshme.
Duke cituar një burim anonim, ”Bloomberg” raportoi se aktiviteti ka rifilluar./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.