Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 106.36 ▲3.38%
ARI 4,543 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,750 ▲ +1.04% ETH $2,026 ▲ +1.95% XRP $1.3236 ▼ -0.38% SOL $82.4900 ▲ +1.17%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 106.36 ▲3.38 % ARI 4,543 ▼0.31 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 106.36 ▲3.38 % ARI 4,543 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Siri, kurdët i marrin ISIS bazën ushtarake në Raka

Forcat kurde në veri të Sirisë deklarojnë se i kanë marrë Shtetit Islamik një bazë të rëndësishme ushtarake në kryeqytetin e vetëshpallur nga militantët, Raka.

Njësia Popullore për Mbrojtjen e Kurdëve u mbështet në këtë operacion nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe grupe të tjera rebele.

Marrja e bazës vjen një javë pasi forcat kurde morën nën kontroll vijën kufitare me Turqinë, lëvizje kjo që bllokoi furnizimet për ISIS.

Një zëdhënës i forcave kurde deklaroi se grupimi ka marrë edhe rrethinat e qytetit Ain Isa, që ndodhet vetëm 50 kilometra në veri të Rakës.

“ISIS është mposhtur”, tha ai. Kompleksi ushtarak, i cili u pushtua nga ekstremistët vitin e kaluar, shtrihet mbi rrugët strategjike që lidhin qytetin me bazat e tjera të Shtetit Islamik në provincën e Alepos.

Rami Abdel Rahman, një zëdhënës i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Londër, deklaroi se njësitë ekstremiste janë dëbuar jashtë kryeqytetit të vetëshpallur.

Sidoqoftë, luftimet bënë që mijëra civilë të braktisnin shtëpitë e tyre për rnë Turqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.