☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.85 ▲2.22%
ARI 4,546 ▲0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,486 ▲ +1.15% ETH $2,060 ▲ +2.62% XRP $1.3577 ▲ +1.72% SOL $84.0800 ▲ +1.85%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.85 ▲2.22 % ARI 4,546 ▲0.47 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.85 ▲2.22 % ARI 4,546 ▲0.47 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Situata në vend/ Përmbytje në Shkodër, rrëshqitje dherash në Durrës! Ndërprerje energjie në Korçë dhe Fier

Shkodër

Niveli i lumit Drin shënon kuotën 5.85, ka rënie  me 45 cm, në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 7.50 m.Niveli i Liqenit shënon 8.40 m, ndërsa ka rënie  prej 10 cm, në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 8.70 m.

Lezhë

350 hektarë tokë bujqësore është aktualisht e përmbytur në qarkun e Lezhës, ku 100 hektarë janë në bashkinë Kurbin dhe 250 në bashkinë Lezhë. Në ish kënetën Gjonëm vijon të jenë rreth 100 ha tokë e përmbytur. Në ish-kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vijon të ketë 150 ha tokë të përmbytur. Në njësinë administrative Zejmen ka rreth 100 ha tokë bujqësore të përmbytur në ish kënetën Spiten –Tresh. Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qetë dhe reshjet e shiut janë me intensitet të ulët. Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen. Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen probleme.

Në territorin e  qarkut Lezhë ka patur  reshje shiu me intensitet të ulët, ku deri në mëngjes kanë rënë rreth 10 mm shi. Kuota lumit Drin është në nivelin +0.5 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, kurse kuota e lumit Mat vazhdon të ketë gjendje të lartë duke shkuar tek normalja, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumin Fan është rreth 39 m³/s, por pa krijuar probleme.

Durrës

Reshjet intensive të shiut gjatë natës së kaluar kanë rikthyer rrëshqitjet e dherave në kodrën e Currilave në Durrës. Shërbimet e ndërmarrjes po punojnë për zhbllokimin e këtij aksi rrugor dhe kthimin në normalitet të lëvizjes përgjatë tij. Dherat kanë mbuluar një pjesë të rrugës, duke shkaktuar edhe trafik për automjetet që ndërmarrin atë aks. Gjithashtu dherat kanë dëmtuar edhe murin e një prej ndërtesave që ndodhet në anën e kodrës.

Fier

Në fshatin Kutë të Mallakastrës ka ndërprerje të energjisë elektrike pas reshjeve të dendura të shiut. Situata në territorin e qarkut Fier aktualisht është e qetë dhe nga struktura vendore të MC nuk kemi raportime për situata problematike. Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar por pa shkaktuar kufizime në lëvizje apo akses në marrjen e shërbimeve .

Furnizimi me ujë të pijshëm nuk ka probleme. Akset  rrugore, rurale dhe nacionale janë të kalueshme normalisht. Hidrovoret janë në gatishmëri të plotë pune. Niveli i ujit në lumenjtë Vjosa, Seman dhe Shkumbin është brenda shtratit dhe në kuota normale. Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit është 4 m.

Korçë

Në qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore
me intesitet mesatar. Reshjet kanë qenë në formë dëbore në kuotën +1300 m, rruga e Dardhës km 9-km 12, trashësia deri 10 cm. Në akset rrugore nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme. Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore gjatë kësaj periudhe. Kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtjen e rrugëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.