Kronika

Sizmologu Duni: S’ka më rrezik për tërmet të fuqishëm, Shqipëria ndër vendet më sizmike

Sizmologu Llambro Duni ka qetësuar të gjithë qytetarët pas alarmit të rremë që u dha mbrëmjen e kaluar se vendi rrezikon të goditet nga një tjetër tërmet me magnitudë 6.
I ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News24”, sizmologu Duni sqaroi se pas një goditjeje të fortë ka gjithmonë pasgoditje, që zgjasin për një periudhë të caktuar, në varësi të fuqisë që ka pasur goditja e parë. Por, sipas sizmologut, pasgoditjet vijnë duke u shuar dhe nuk përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve, vetëm në rastet kur banesat e tyre vlerësohen si të pabanueshme. Duke sqaruar edhe njëherë ndryshimin mes magnitudës dhe intensitetit të tërmetit, sizmologu Duni deklaroi se Shqipëria është një ndër vendet më sizmike dhe i rrezikuar nga tërmetet, ndaj dhe sipas tij, duhen marrë masa të rrepta për përmirësimin e procesit të ndërtimit.

“Jemi pas Greqisë, Turqisë dhe Italisë. Jemi nga vendet më sizmike. Rreziku është gjithmonë i pranishëm. Dukuria natyrore ka tekat e veta. Duhet të marrim masa, të përmirësojmë cilësinë e ndërtimit. Problemi me tërmetet është te struktura, ne duhet të ndërtojmë mirë. Edhe nëse ndodh tërmeti, mos të ndodhë gjë, se tërmeti nuk parandalohet, edhe nëse parashikohen. Duhet një monitorim i rreptë i gjithë procesit të ndërtimit”, tha Duni.

Paniku në Tiranë e Durrës, një koment me këtë që u shkaktua …
Është për të ardhur keq, që lajme të tilla dalin në media. Nuk është hera e parë, gjëja e parë që duhet të bëjë secili është t’i drejtohet institucioneve. Është thënë shumë herë që këto dukuri natyrore nuk parashikohen dhe kjo është e verifikueshme. Në çdo institucion në botë që ata të drejtohen do të marrin të njëjtën përgjigje, që këto dukuri nuk parashikohen. Është për të ardhur keq

Sa post lëkundje ka pasur pas asaj 5.8?
Kemi rreth 400 lëkundje, që kemi regjistruar. Ka dhe mikrolëkundje që nuk janë regjistruar, nga distanca që kemi ne. Një dukuri e tillë natyrore shoqërohet gjithmonë me një numër lëkundjes. Sa më i fortë të jetë tërmeti kryesor, aq më shumë do zgjasë seria e pasgoditjeve. Mund të shkojë me muaj të tërë. tërmeti i ’79 ka pas aktivitet rreth 12 muaj pas goditjes. Unë mendoj se në këtë ecuri pas goditjes ka ngjarje që ndihen, por nuk do të thotë se është për t’u shqetësuar. Tërmetet ndihen nga popullata, por e rëndësishme është që këto goditje të jenë më të vogla se e para.

Sqarimi, pasi ka shumë konfuzion, me pjesën se sa ballë ishte tërmeti?
Ka konfuzion, në të gjitha daljet jemi munduar ta sqarojmë këtë. Thuhet ballë Rihet, kjo është e gabuar. Balli është efekti që shkakton tërmeti në sipërfaqe. Duke u larguar nga epiqendra, balli zvogëlohet. Vlerësimi në ballë, bazohet në vlerësimin që bëhet në terren. 7 ballë quhet një tërmet që shkakton panik dhe njerëzit dalin në rrugë, godinat pësojnë çarje. Tërmeti i së shtunës është 5.8 Rihter dhe mbi 7 ballë, sepse nuk ka 7.5 ballë, por vetëm 7 apo 8 ballë dhe ne e vlerësuam mes 7 dhe 8 ballë. Unë isha në makinë, e kam ndjerë fortë.

Çfarë duhet bërë në momentin e parë pas tërmetit?

Nuk kemi çfarë bëjmë, nëse godina shembet. Nëse godina i reziston tërmetit është të evitojmë ashensorin, nuk është e përshtatshme as të marrim shkallët. Duhet të ruajmë qetësinë, të fikim gazin, të marrim fëmijët me vete, të ulemi poshtë një tavoline me këmbë të forta, me qëllim që të shmangim rrëzimin e objekteve. Nuk duhet të përfshihemi nga paniku.

Patët këshillat tuaja në institut, mbrëmjen e djeshme pas panikut të krijuar?
Kolegët tanë dolën në media, unë e kam marrë vesh vonë, rreth orës 22:30. Komunikova menjëherë me titullarin e institucionit, kolegu im doli në media. Ishte shumë e shpejtë, nuk kishte kohë që ne të shkonim diku.

Sizmologu grek, bëri shumë zhurmë …
Unë nuk e njoh. Nuk shoh që ka thënë diçka të jashtëzakonshme, të dalësh në media dhe të thuash që do ndodhë një tërmet … mund të shmangej kjo. Është normale të ndodhin tërmete. Është një tërmet mesatar dhe në rangun botëror ashtu është. Ne kemi përjetuar tërmete më të forta, që shkatërruan Dibrën dhe Librazhdin. Të dalësh në media dhe të shkruash për këto dukuri nuk është shumë … Megjithatë, në mediat e vendit fqinj dalin njoftime të tilla. Dikush bën një hipotezë dhe e publikon.

Tërmeti i ’79 deri në 12 muaj jehonë, ky i së shtunës deri sa mund ta ketë fuqinë e lëkundjeve?
Ecuria e lëvizjeve sizmike që do pasojnë do vijë duke u ulur. Nuk duhet të shqetësohen njerëzit për lëkundjet në vijim, pasi vijnë duke u shuar. Në ato godina, që gjykohet se njerëzit nuk duhet të rrinë, ata duhet të largohen, sepse dhe një lëkundje e vogël mund të ketë pasoja. Gjithçka ndodh pas të shtunës do vijë duke u pakësuar.

Si renditet Shqipëria për vendet me shkallë sizmike?
Jemi pas Greqisë, Turqisë dhe Italisë. Jemi nga vendet më sizmike. Rreziku është gjithmonë i pranishëm. Dukuria natyrore ka tekat e veta. Duhet të marrim masa, të përmirësojmë cilësinë e ndërtimit. Problemi me tërmetet është te struktura, ne duhet të ndërtojmë mirë. Edhe nëse ndodh tërmeti, mos të ndodhë gjë, se tërmeti nuk parandalohet, edhe nëse parashikohen. Duhet një monitorim i rreptë i gjithë procesit të ndërtimit. Duhet monitoruar nga strukturat shtetërore. Ka ardhur koha që ne të përmirësojmë procesin e ndërtimit. Ne jemi në procesin e hapjes së negociatave, duhet ta përmirësojmë këtë gjë. Ne jemi në një vend sizmik.

Më të goditura ishin banesat e vjetra, por ka pasur edhe raste të pallateve të reja …
Në pallatet e reja nuk shoh ndërtime strukturore. Godinat e vjetra sigurisht janë ato që i vuajnë më shumë goditjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button