☁️
Tiranë 17°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,955 ▼ -2.82% ETH $2,189 ▼ -3.01% XRP $1.3293 ▼ -1.72% SOL $81.8200 ▼ -3.53%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

S’ka marrëveshje për votën e diasporës dhe listat zgjedhore

Votimi i diasporës dhe pastrimi i listave zgjedhore, kanë qenë dy pikat për të cilat të martën kanë diskutuar grupet punuese ndërpartiake për implementimin e Marrëveshjes së 2 qershorit për daljen e Maqedonisë nga kriza politike.

Takimi i këtij grupi ka përfunduar pa asnjë deklaratë për mediat. Jozyrtarisht  mësohet se grupet e punës nuk kanë arritur pajtueshmëri konkrete për ndonjë pikë të marrëveshjes.

Edhe më tej më e thellë mbetet papajtueshmëria lidhur me pastrimi i listës zgjedhore, regjistrimin e popullsisë dhe mënyrën e zbatimit të zgjedhjeve në diasporë.

Siç raportojnë mediat, në takimin e të martës të grupit të punës të përbërë nga deputetët e partive nënshkruese të marrëveshjes, është debatuar për regjistrimin aktiv të votuesve si dhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen në prill të viti të ardhshëm.

Ndërkohë, pritet që grupet e punës të fillojnë diskutimet edhe lidhur me korrigjimin e Kodit Zgjedhor, modelin zgjedhor, njësitë zgjedhore si dhe përbërjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.