Skandali i përgjimeve në Greqi – “Janë përgjuar qindra“
Po bëhet gjithnjë e më e gjatë lista me emrat e personave të përgjuar, siç pandehet, nga shteti grek. Reagimi i opinionit mungon. Mbetet të shihet se si ky skandal mund të ndikojë zgjedhjet më 2023.”Ata kanë gjetur tri karrige të prishrua dhe një tryezë të prishur”, thotë duke qeshur Kostas Vaxevanis, kryeredaktor i gazetës kritike ndaj qeverisë Documento. E ai nuk mund ta fshehë një ton të lehtë cinik. Megjithëse kishte dyshime të qarta prokuroria vetë tani ka vepruar dhe ka kontrolluar zyrat në Athinë të firmës izraeliane Intellexa. Kjo sipërmarrje që shpërndan software-in ilegal të përgjimit Predator, është në fokus të kryeartikujve në Greqi që nga vera 2022, kur software u gjet në celularët e gazetarëve dhe politikanëve. “Ata kanë inskenuar këtë shfaqje, nëntë muaj, pasi dolën në pah përgjimet me programin e formës Intellexa. Natyrisht që nuk kanë gjetur asgjë.” Për Vaxevanis kjo nuk është e habitshme, Askush në aparatin shtetëror nuk ka interes, që ta hulumtojë seriozisht skandalin e përgjimeve që po zmadhohet gjithnjë e më shumë.
Pas informacioneve të para për suverjimin ilegal të gazetarit investigativ Thanasis Koukakis dhe kryetarit të partisë opozitare PASOKS prej shërbimit sekret EYP me udhëzim nga zyra e kryeministrit, Vaxevanis dhe ekipi i tij investigativ deri në fillim të nëntorit kanë zbuluar edhe raste të tjera. Ata publikuan një listë me 33 emra, që janë survejuar me ndihmën e softwareve ilegale të përgjimit. Ndër ta edhe ish-anëtarë të qeverisë si ministri i Jashtëm Nikos Dendias apo ministri i Zhvillimit Adonis Georgadis, por edhe manjati i mediave dhe prodhuesi Ii anijeve Evangelos Marinakis dhe ish-kryeministri konservator Antonis Samaras.Ndërkohë Documento e ka zgjeruar edhe më tej listën. Të prekur janë parlamentarë, pronarë me emër të mediave, gazetarë, biznesmenë si dhe persona nga rrethi i të përgjuarve. Bie në sy, që nuk kemi të bëjmë vetëm me kundërshtarë të brendshëm e të jashtëm partiak të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, por edhe me tgë besuar të tij. “Bëhet fjalë për qindra”, iu përgjigje Vaxevanis pyetjes, së sa vetë janë prekur gjithsej. Ai mendon, se qeveria ka mbledhur informacione për ta, përmes të cilave mund të ushtrojë presion ndaj personave në fjalë. Për këtë arsye shumë prej tyre nuk duan të shprehen zyrtarisht, edhe pse celularët e tyre kanë qenë të infektuar me predator.
Sulme të qëllimshme ndaj kritikëve?
Ndonëse skandali në Greqi është bërë publik, nuk ka ndonjë reagim të madh. “Qeveria përpiqet të krijojë përshtypjen në popull, se nuk është çështje serioze”, thotë Vaxevanis për DW. Që prej tre vitesh një ekip komunikimi punon në të ashtuquajturën Maximou, selinë e kryeministrit, duke operuar me metoda „jo të pastra dhe të njohura tashmë prej shumë kohësh”. Sapo u bënë publike investigimet, që nxorrën në pah shkelje serioze të qeverisë, u përhapën lajme, për të tërhequr vëmendjen ndaj temave si siguria publike apo grindja e vazhdueshme me vendin fqinj Turqinë.
Përveç kësaj ka përpjekje për t’i disktretituar publikisht gazetarët, thotë Vaxevanis: “Përsëri qeveria përpiqet të krijojë përshtypjen, se këto zbulime janë një intrigë. Kur ne zbuluam skandalin Novartis, ato përhapën në media, se ky nuk është skandal por një investigim i bërë keq i ndonjë gazetari, që vjen prej opozitës.” Vaxevanis ishte i përfshirë vet në publikimet e skandalit Novartis, prej nga dolën në pah marrëveshje jo krrekte mes politikanëve grekë të nivelit të lartë dhe koncernit zviceran të farmaceutikës.
Shqetësimi në botën e jashtme në rritje
Qeveria i hedh poshtë akuzat, sipas të cilave ajo ka lidhje me Predator. Pas publikimit të 33 emrave, zëdhënësi qeveritar Giannis Oikonomou tha, se ky raport nuk sjell dëshmi. Megjithatë akuzat duhet të hetohen saktë prej autoriteteve greke dhe prej drejtësisë. Që nga ajo kohë Vaxevanis dhe të tjerë gazetarë presin të raportojnë për këtë temë dhe presin më kot për përgjigje.
Skandali i përgjimeve në radhë të parë krijon një ndijesi jo të mirë në botën e jashtme. Mediet ndërkombëtare, ndër to New York Times dhe gazeta franceze Le Monde kanë raportuar intensivisht për këto zhvillime. Komisioni Pega i Parlamentit Europian, që heton përdorimin e software-ve të spiunazhit brenda BE-së, në një raport thekson qartë, se në Greqi përdoret sistemi i spiunazhit Predator, për të spiunuar qytetarët.
Partia në pushtet forca më e madhe politike
Ndonëse presioni ndaj kryeministrit grek është rritur ndjeshëm, partia e tij Nea Dimokratia, vazhdon të jetë e qendrueshme. Sipas sondazheve në fund të nëntorit që pas bërjes publik të këtij skandali ajo nuk ka humbur pikë në elektorat dhe mbetet me 30 përqind forca më e madhe politike në vend. Dimitris Christopoulos, dekan i shkencave politike në fakultetin e Universitetit Panteion të Athinës, e argumenton këtë me faktin, se popullsisë i duhet të përballet me situatën ekonomike, e nuk e ka mendjen të preokupohet për software ilegale të spiunazhit: “Ky nuk është problemi më i madh për njerëzit në Greqi. Nuk mendoj, që i kushtohet vëmendje e madhe skandalit të përgjimeve në një vend, që ka probleme, si këtu tek ne.”
Por kjo nuk do të thotë, se qeveria nuk ka pësuar dëm. “Kjo qeveri e ka humbur mbështetjen që gëzonte deri tani në Europë dhe në arenën ndërkombëtare. Mitsotakis nuk mund ta shpëtojë reputacionin e tij”, thotë Christopoulos.
Kryeministri është dobësuar edhe brenda vet radhëve të partisë së tij, thotë politologu: “Deri në verë Mitsotakis dhe ekipi i tij përcaktonin agjendën politike.” Por Nea Dimokratia është rezistente dhe mund ta marrë veten prej kësaj krize. Për ta arritur këtë, mund të mendohet edhe që partia të distancohet nga Mitsotakisi.