🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,495 ▼1.22%
DOW 45,995 ▼1.23%
NASDAQ 21,468 ▼1.71%
NAFTA 112.19 ▲12.06%
ARI 4,621 ▼4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,063 ▼ -2.83% ETH $2,029 ▼ -4.02% XRP $1.2840 ▼ -4.66% SOL $77.3900 ▼ -6.21%
S&P 500 6,495 ▼1.22 % DOW 45,995 ▼1.23 % NASDAQ 21,468 ▼1.71 % NAFTA 112.19 ▲12.06 % ARI 4,621 ▼4 % S&P 500 6,495 ▼1.22 % DOW 45,995 ▼1.23 % NASDAQ 21,468 ▼1.71 % NAFTA 112.19 ▲12.06 % ARI 4,621 ▼4 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Skandali me rimbursimin e ilaçeve, Prokuroria merr në pyetje krerët e Kontrollit Farmaceutik

Drejtori i Kontrollit Parësor Farmaceutik, Halit Bilali, dhe dy inspektorë të Autoritetit Shëndetësor u pyetën për mbi 3 orë nga prokurorë të njësisë “task forcë” në Prokurorinë e Tiranës, në lidhje me dyshimet se është abuzuar në rimbursimet e ilaçeve në disa farmaci në kryeqytet.

Burimet thanë se, zyrtari i Drejtorisë në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor i ka qëndruar versionit të kallëzimit të kryer prej tyre, ndërkohë që Prokuroria nuk jep asnjë koment se sa është numri i personave që janë në listë për t’u pyetur.

Dyshimet flasin për një abuzim me kontratat prej gati 59 milionë lekë, ndërkohë që nën sitën verifikuese janë 47 farmaci.

Pas një kallëzimi të kryer në organin e akuzës, Prokuroria beson se abuzimi ka ndodhur përgjatë periudhës tetor 2014 deri në mars 2015, ndërsa ka dyshime se janë falsifikuar recetat për sëmundjet kancerogjene, duke deklaruar se i kishin shitur këto ilaçe të shtrenjta në Bërzhitë dhe Lundër, për t’u rimbursuar më pas nga shteti.

Kjo skemë mashtrimi, deri më tani mendohet se është ndjekur nga 4 farmaci, të cilat kanë hartuar kontrata fiktive për rimbursimin e medikamenteve të shtrenjta.

Megjithatë, Prokuroria deklaron se do të thërrasë edhe drejtuesit e këtyre farmacive për të konstatuar konkretisht se cilët akte nënligjore janë shkelur dhe si ka funksionuar realisht ky mekanizëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.