Tiranë 33°C · Pjesërisht vranët 24 June 2026
S&P 500 7,388 ▲0.3%
DOW 51,771 ▲0.2%
NASDAQ 25,661 ▲0.29%
NAFTA 70.02 ▼4.36%
ARI 4,042 ▼2.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $61,415 ▼ -1.82% ETH $1,650 ▼ -0.73% XRP $1.0798 ▼ -2.22% SOL $69.1600 ▼ -0.29%
S&P 500 7,388 ▲0.3 % DOW 51,771 ▲0.2 % NASDAQ 25,661 ▲0.29 % NAFTA 70.02 ▼4.36 % ARI 4,042 ▼2.6 % S&P 500 7,388 ▲0.3 % DOW 51,771 ▲0.2 % NASDAQ 25,661 ▲0.29 % NAFTA 70.02 ▼4.36 % ARI 4,042 ▼2.6 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Kronika

Skema të reja për fermerët, ministri Salla për Euronews Albania: Do i mbështesim me buxhete

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla në një lidhje live në “Euronews Now” me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me Javën e Bujqësisë dhe

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla në një lidhje live në “Euronews Now” me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me Javën e Bujqësisë dhe skemat e reja për fermerët. Salla gjatë fjalës së tij u shpreh se ndodhen në terren.

Ai theksoi se po zhvillojnë bisedime me fermerët lidhur me skemën kombëtare. Ministri thekson se kjo është një skemë gjithëpërfshirëse dhe se është përshtatur me të gjitha ato çfarë kanë sugjeruar fermerët në të gjithë bashkitë.

“Kemi qenë në çdo bashki me fermerët dhe tashmë do të vazhdojmë përsëri për t’i orientuar ata që të aplikojnë drejt skemës tonë kombëtare në mënyrë që të bëhen pjesë e buxhetit tonë të cilët ne i kemi akorduar 52 milion euro nga AZHBR, që është institucioni jonë për të aplikuar fermerët.

Duke diskutuar me ta faktikisht kemi dalë edhe në disa problematika të tjera që ne i reflektojmë herë pas here për t’i buxhetuar mund të themi edhe ndaj bashkive cilat janë ato probleme në vaditje apo në kullime”, tha ai.

Ndër të tjera, ministri tha se një nga problematikat është vaditja. Ai u shpreh se kanë akorduar një buxhet dhe se janë në fazën e shpërndarjes së fondeve.

“Ne e kemi akorduar tashmë një nga buxhetet për bashkitë të cilët kanë aplikuar pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe jemi në fazën e shpërndarjes së fondeve atje ku zonat janë prioritare dhe kanë problematika ndër vite mund të themi apo zona të cilët janë të pambuluara për për vaditjen e zonave të caktuara dhe ajo që është më e rëndësishme është krijimi i SHBB-ve të përbashkëta për ta çuar në një tjetër nivel bujqësinë shqiptare”, tha ai ndër të tjera.

Ministri tha se është e rëndësishme që fermerët të grumbullojnë faturat. Sipas tij, duhen vetëm faturat ndaj fermerëve në mënyrë që t’i mbështesin me buxhete që ata të investojnë akoma më tepër në fermat e tyre apo në biznese të cilët janë në bujqësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.