Kronika
Slloveni, shkatërrohet rrjeti i trafikut të shqiptarëve drejt BE-së
Pas hetimeve të autoriteteve sllovene dhe kroate, padi penale është ngritur ndaj 21 personave nga Sllovenia, Serbia, Kosova dhe Shqipëria. Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia Sllovene e Lajmeve, STA.
Sipas kësaj agjencie, këta persona kanë ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufirit të 49 qytetarëve shqiptarë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sllovenia dhe Kroacia këto ditë po përballen me fluksin e emigrantëve. Vetëm në 24 orët e fundit drejt Sllovenisë kanë vërshuar 12 mijë emigrantë nga vendet e luftës.