☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,288 ▲ +0.77% ETH $2,703 ▲ +0.78% XRP $1.5001 ▲ +1.2% SOL $121.3600 ▲ +1.75%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
Kosova

SMS mashtruese në qarkullim, Policia paralajmëron: Në shënjestër të dhënat bankare

Policia e Kosovës ka ngritur alarmin për një formë të re mashtrimi që po qarkullon në rajonin e Prizrenit, ku qytetarët po synohen përmes mesazheve të rreme telefonike.

Policia e Kosovës ka ngritur alarmin për një formë të re mashtrimi që po qarkullon në rajonin e Prizrenit, ku qytetarët po synohen përmes mesazheve të rreme telefonike.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, qytetarë të ndryshëm kanë pranuar SMS mashtruese në të cilat u thuhet se xhirollogaritë e tyre bankare rrezikojnë të bllokohen nëse nuk veprojnë menjëherë.

Në këto mesazhe përfshihet një link i dyshimtë, përmes të cilit kërkohet futja e të dhënave personale dhe bankare.

Pas kësaj, persona të paautorizuar arrijnë të kenë qasje në llogaritë bankare dhe të përfitojnë mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme.

Policia thekson se bëhet fjalë për mashtrim dhe u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar. Në njoftim thuhet se qytetarët duhet të shmangin klikimin në linke të panjohura dhe të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare në platforma të pasigurta.

Po ashtu, autoritetet kërkojnë që çdo rast i dyshimtë të raportohet menjëherë në polici.

Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe në luftimin e veprimeve të kundërligjshme që cenojnë sigurinë financiare. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.