☁️
Tiranë 12°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.83 ▲8.55%
ARI 4,737 ▼1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,975 ▼ -0.78% ETH $2,194 ▼ -0.83% XRP $1.3251 ▼ -0.19% SOL $81.9600 ▼ -0.37%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.83 ▲8.55 % ARI 4,737 ▼1.06 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.83 ▲8.55 % ARI 4,737 ▼1.06 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Sony i jep lamtumirën Betamax-it

Në mars të 2016 Sony do t’i thotë “Lamtumirë!” përfundimisht videokasetave Betamax, formatit historik për video të lançuar 40 vite më parë, dhe që ka qënë protagnosit i revolucionit në konsum por edhe i “luftës” së parë të madhe mes formatit elektronik me rivalin Vhs.

Sony bën të ditur gjithashtu se nuk do tëbëjë më dorëzime të kasetave Micro mv, të përdorura në videokamera. E fundit e këtij lloji është prodhuar me 2005.

Kolosi japonez lançoi Betamax më 1975-ën. Ky format, me videokaseta dhe videoregjistrues kompatibël, ishte paraardhësi i “on demand”, sistemi lejonte për herë të parë të shihje një film në shtëpi në momentin që ti dëshiroje dhe mund të regjistroje dhe një program televiziv.

Megjithatë, kasetat Vhs, që dolën një vit më vonë ishin më të mira për shkak të elementëve teknike, por mbi të gjitha për zgjedhjet e shtëpisë prodhuese, JVC.

VHS kishin një kohëzgjatje më të madhe, 4 orë nga 1 dhe pak që e kishte Betamax, dhe JVC vendosi t’i japë liçencën e prodhimit të Vhs të gjitha industrive që dëshironin të prodhonin videoregjistrues. Në këtë mënyrë ra shumë çmimi i aparaturave, dhe konsumatorët nisën ta preferonin më shumë.

Për më tepër, mbi formatin e Sony nisi një betejë ligjore. Universal Studios dhe Disney kishin hapur një çështje mbi mundësinë që përdoruesit mund të regjistronin materialet me të drejtë autori. Vetëm në 1984 videoregjistruesi u deklarua ‘i pafajshëm’ për piraterinë, por VHS tashmë kishte fituar. Betamax u përdor vetëm për përdorim profesional.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.