🌡️
Tiranë 11 June 2026
S&P 500 7,267 ▼1.62%
DOW 49,919 ▼1.87%
NASDAQ 25,170 ▼1.98%
NAFTA 89.08 ▼1.06%
ARI 4,114 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $62,921 ▲ +2.54% ETH $1,658 ▲ +1.98% XRP $1.1189 ▲ +0.82% SOL $65.5400 ▲ +3.07%
S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 89.08 ▼1.06 % ARI 4,114 ▼0.47 % S&P 500 7,267 ▼1.62 % DOW 49,919 ▼1.87 % NASDAQ 25,170 ▼1.98 % NAFTA 89.08 ▼1.06 % ARI 4,114 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
11 Jun 2026
Breaking
Politika

Soreca: Brukseli pret emërimin e Ministrit të Brendshëm

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca deklaron se Brukseli pret emërimin e Ministrit të Brendshëm.

Gjatë një interviste televizive mbrëmjen e djeshme, diplomati i BE në Shqipëri kërkoi që Ministria e Brendshme të jetë plotësisht funksionale.

“Ministri e Brendshme plotësisht funksionale do të thotë që Ministria duhet të jetë e aftë të ketë titullarin e vet sa me shpejt. Ne presim që Ministri i Brendshëm të emërohet së shpejti dhe kjo është ajo që ne nënkuptojmë me ministri plotësisht funksionale”, deklaroi Soreca.

Lidhur me dekretimin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm, Ambasadori tha se “debati mes Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta është e rëndësishme që të jenë brenda kufijve kushtetues dhe të vazhdojnë të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur”.

“ E shoh që Kryeministri dhe Presidenti po diskutojnë me njëri-tjetrin. Mendoj se është e rëndësishme që të jenë brenda kufijve kushtetues dhe të vazhdojnë të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është synimi ynë, ky është objektivi i BE”, deklaroi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.