Te ndryshme

Sot ka nisur stina e dimrit

Në hemisferën veriore, sot, tre minuta pas mesnatës, ka arritur dimri. Në këtë kohë, largësia midis Diellit dhe Tokës ka qenë 147,175,920 kilometra.

sot-ka-nisur-stina-e-dimrit_hdNë të njëjtin moment, në hemisferën jugore të Tokës ka nisur vera. Stina më e ftohtë e vitit do të zgjasë 88 ditë, për të përfunduar më 20 mars në orën 23:45.

Ndryshe, gjatë kësaj jave masat e ajrit të ardhura nga ana jugperëndimore e Kontinentit do të jenë të qëndrueshme deri të enjten.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperatura minimale do të lëvizë në mes -3C deri -1C celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 7C deri në 9C celsius.

Do të fryj erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

Nga dita e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende–vende me riga të dobëta të shiut, derisa temperaturat minimale dhe maksimalet do të zbresin dukshëm. Do të fryj erë nga veriu e lehtë dhe mesatare, ndërkaq në fund të javës priten reshje të reja shiu të cilat do të shoqërohen edhe me borë dhe erë me shpejtësi nga 2-8m/s.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button