Sot nis takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë
Por, në këtë takim nuk do të jetë e pranishme Kosova. Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka refuzuar ftesën e kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Në një postim në Facebook ka treguar disa nga arsyet pse Kosova nuk duhet të jetë e pranishme në këtë takim.
“Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës”.
Ky takim vjen pas dy takimeve të mëparshme të këtij niveli të zhvilluara në Novi Sad të Serbisë dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku morën pjesë liderë dhe përfaqësues të lartë shtetërorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane.