SPAK duhet të shohë vjedhjen e vërtetë në incineratorin e Elbasanit
SPAK ka mbyllur hetimet dhe e ka cuar ne gjykate dosjen e inseneratorit te Elbasanit, me nje hetim te percipte dhe shkel e shko. Kjo ka mundesuar qe eksponente te rendesishem qeveritare, ti shpetojne pergjegjesise per ato qe kane bere duke favorizuar grupin kriminal, ne kembim te perfitimeve personale.
Vecanerisht kompromentues eshte hetimi nga SPAK i ndertimit dhe shfryrtezimit te impiantit te prodhimit te energjise elektrike ne inseneratorin e Elbasanit.
1. Impianti i prodhimit te energjise elektrike, i cili as sot nuk funksionon, u ndertua me fonde shteterore. Cuditerisht, i gjithe dokumentacioni i pergatitur nga Ministria e Energjitikes dhe Kryeministria i referohet atij si koncesion qe ndertohet me parate dhe dhe shfrytezohet nga operatori privat Albtek Energy sh.p.k.
Bashkelidhur keni vendimin e qeverise nr.907 date 17.12. 2014, firmosur nga Zevendes Kryeministri Niko Peleshi ku miratohet ndertimi, financimi dhe shfrytezimi i tij.
2. Ne daten 31.10 2016, Ministri i Energjitikes Damian Gjiknuri, leshon urdherin 4557/1 nepermjet te cilit ai miraton ndertimin dhe shfrytezimin e impiantit me rikuperim te energjise elektrike nepermjet trajtimit te mbetjeve urbane ne qytetin e Elbasanit nga shoqeria Albtek Energy sh.p.k.
Shqyrtimi i ketij Urdher-Miratimi evidenton qe:
a) autorizohet ndertimi i impiantit brenda 18 muajve nga data e leshimit te urdher-miratimit nga Ministri Gjiknuri.
b) Impianti do kete nje kapacitet te instaluar prej 2,9 MGW dhe kapacitet shfrytezimi 2.55 MGW.
c) Koncesioni per shfrytezimin e impiantit jepet per nje periudhe 25 vjecare dhe koncesionari Albtek Energy sh.p.k. do i jape shtetit ne kembim nje royalty te barabarte me 2% te sasise vjetore te energjise elektrike te prodhuar. Keto fakte jane te sanksionuara edhe ne kontraten e lidhur midis Ministrise se Energjitikes dhe Albtek Energy sh.p.k. bashkelidhur.
Ketu fillojne e lindin disa pyetje te sikleteshme per ata qe kane kryer keto veprime, por edhe per SPAK. SPAK ka hetuar, por nuk i shkon te vertetes deri ne fund, duke mbetur ne siperfaqe vetem me Lefter Koken dhe Alqi Bllakon, kur vjedhja me e madhe eshte projektuar ne impiantin e energjise elektrike:
1. Eshte fakt i vertetuar me dokumente qe impianti i mbetjeve urbane dhe prodhimit te energjise elektrike ne qytetin e Elbasanit eshte ndertuar i gjithi me fonde nga buxheti i shtetit. Kosto e ndertimit te tij eshte rreth 21,6 milione euro. Cuditerisht praktika e ndertimit te tij eshte trajtuar si investim privat.
2. Si eshte e mundur qe nje investim prej 21,6 milione euro nga buxheti i shtetit ti jepet Albtek Energy sh.p.k. per te shfrytezur impiantin e prodhimit te energjise elektrike per 25 vjet me detyrimin per ti dhene 2% te prodhimit vjetor te energjise elektrike shtetit dhe 98% ta mbaje per vehte? A e kupton SPAK se cfare vjedhje projektohej nga organizata kriminale ne kete rast?
Kjo eshte sikur Altin Dumani me parate e tija, te porosise ndertimin e nje hidrocentrali dhe pas ndertimit, kompania qe e ndertoi, te kete te drejten ta shfrytezoje ate per 25 vjet duke i dhene Altinit vetem 2% te prodhimit te energjise elektrike? Altin Dumani mund edhe ta fale krejt hidrocentralin, perfshire 2% te prodhimit te energjise elektrike, sepse jane parate e tij, por ne rastin e Elbasanit jane para te buxhetit te shtetit, domethene te popullit, qe askush nuk e pyeti ne se desheron tja fale ate Albtek Energy sh.p.k. dhe atyre qe jane pas.
Vjedhje te tilla mund te ndodhin dhe te mos hetohen vetem ne kushtet kur ata qe kane dhene lejet e ndertimit, shfrytezimit dhe financimit buxhetor te objektit, te jene aksioneret dhe pronaret e vertete te impiantit te energjise elektrike. Kete duhej ta hetonte SPAK por ai nuk ka kellqe sepse dalin emra shume lart si pronare te fshehur.
3. Ligji per investime ne sektorin e energjise elektrike, neni 49 i tij (shih bashkelidhur), percakton se leja per ndertimin e impianteve elektrike me fonde shteterore, me kapacitet mbi 2 MGW, jepet nga Keshilli i Ministrave. Perse ne kete rast leja eshte dhene nga Ministri Gjiknuri me urdherin 4557/1 date 31.10. 2016? Perse Ministri Gjiknuri ka shkelur ligjin dhe SPAK nuk e heton?
Ish Zevendes Kryeministri Ahmetaj, per aq sa eshte perfshire ne aferen e inseneratoreve, duhet te hetohet dhe te mbaje pergjegjesi ne se ka te tille. Po keta te tjeret, te cilet jane te perfshire koke e kembe ne nje skeme grabitje, duke vepruar si grup i strukturuar kriminal perse nuk hetohen? Kjo skeme e zbatuar nga ky grup mafioz, eshte kundershtuar nga Agjensia e Prokurimit Publik si e pa mbeshtetur ne ligj. Perse SPAK nuk i ben pershtypje dhe nuk heton?
Te presim dhe shohim. Te tjera dokumenta mund te dalin ne drite. SPAK ben mire ti dale te keqes perpara dhe te filloje hetime serioze se si vidhet populli me i varfer i Europes.
Qente jane leshuar nga zinxhiret dhe po shqyejne njeri tjetrin.