Spanjollët, të pakënaqur me stereotipat rreth tyre
Që nga tiparet e jashtme deri te kërcimi, ushqimet, këngët dhe qytetet, spanjollët mendojnë se bota di shumë mite të pavërteta rreth tyre. Nëse dëshironi t’i shihni ata siç janë vërtet, hiqini nga mendja stereotipat e mposhtëm
“Çfarë dini në të vërtetë rreth spanjollëve?” – nëse ju do të pyesnit një të huaj, tregimi i tij do të ishte një deklaratë me shumë keqkuptime. Spanjollët janë të pakënaqur me artikullin e mbushur me klishe “Spanja, toka e darkës në orën 10”, botuar në gazetën amerikane “New York Times”.
Filmat e huaj dhe seritë televizive shërbejnë për t’i forcuar më shumë këto klishe. Në filmin “Knight and Day” kishte dema që kalonin nëpër Sevilje dhe te “Little Fockers”, Dustin Hoffman po udhëtonte në Spanjë për të mësuar flamengon!
Ka ardhur koha që t’i thyejmë këto mite rreth spanjollëve. Stereotipat që spanjollët i urrejnë rreth vetes:
- Të gjithë spanjollët kërcejnë flamengon
Gabim. Flamengo është një valle e vendasve të jugut të Spanjës dhe kjo nuk do të thotë që çdo njeri në atë zonë, di si ta kërcejë. Për më tepër, Flamengo është kërcim vendas që është shumë i bukur, por i vështirë. Ka gjithashtu dhe kërcime të tjera krahinore: në Madrid është chotis; në Galicia është muiñeira; jota në Aragón dhe sardana në Katalonja.
- Luftimi me dema është sporti më i dashur
Në fakt, luftimi me dema është një sport mjaft kontradiktor në Spanjë. Shumë shoqata janë kundër dyluftimit me dema në të gjithë vendin dhe si pasojë ka rajone si Katalonja dhe Kanariet, ku ky sport është i ndaluar.
- Spanjollët, dembelë që ia fusin një sy gjumë gjatë ditës
Askush nuk e mohon se spanjollët janë ata që e kanë shpikur gjumin e pasdrekes. Ata janë krenarë për këtë, por kjo nuk do të thotë se kjo ndodh çdo ditë! Gjatë kohës që, në teori, spanjollët duhej të bënin një sy gjumë, shumica prej tyre është në punë. Njerëzit që flenë gjatë pasdrekes, janë pensionistët dhe fëmijët e vegjël që akoma nuk kanë hyrë në shkollë.
- Ata hanë paella çdo ditë.
Paella është tradicional si ushqim, por jo i përditshëm. Është e zakonshme në Valencia, por çdo rajon ka kuzhinën dhe specialitetet e veta. Nëse do të kishin zgjedhur një pjatë kombëtare, padyshim do të ishte Tortilla Spanjolle (përbëhet nga vezë, patate dhe qepë).
- Ata pinë vazhdimisht Sangria.
Në të vërtetë, ata preferojnë verën ose birrën, ndërsa Sangria është më e përhapur në mesin e të huajve. Spanjollët e ruajnë atë për në stinën e verës.
- Ata hanë vetëm Takos
Në Meksikë mbase, por jo në Spanjë. Ata mund të flasin të njëjtën gjuhë, por kjo nuk do të thotë që hanë ushqim të njëjtë, e as që këndojnë Rancheras. Në kundërshtim me atë që mendohet te ‘How I Met Your Mother’ dhe ‘Modern Family’, në Spanjë nuk ka marijaçi.
- Të gjithë me sy ngjyrë kafe, flokëzinj dhe me lëkurë të errët
Jo të gjithë spanjollët duken si Penélope Cruz apo Antonio Banderas. Ka edhe spanjollë me flokë të hapur e sy të gjelbër. Ka edhe nga ata që nuk marrin ngjyrë, pavarësisht sa shumë bëjnë plazh. Elsa Pataky është spanjolle dhe ajo ende nuk i ka karakteristikat themelore të Penélope Cruz. Lojtari i famshëm i futbollit, Gerard Pique (i dashuri i Shakirës) nuk i përshtatet përshkrimit.
- Shumë fetarë dhe pjesëmarrës të rregullt në mesha
Sigurisht, Pedro Almodóvar mbajti një fjalim shumë të shenjtë, kur ai fitoi Oscar-in për “Talk to Her”. Spanja është vendi më i mbushur me kisha, nga veriu në jug. Megjithatë, ajo është një vend laik dhe me liri fetare ku vetëm 13.2 për qind e popullsisë merr pjesë rregullisht në meshën e të dielës.
- Jetojnë vetëm në Madrid dhe Barcelonë
Spanja ka 47 milionë banorë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave (INE), vetëm 4.8 milionë banojnë në këto qytete. Kjo është vetëm 10 për qind e popullsisë. Pjesa tjetër është e shtrirë në qytete të tjera në të gjithë vendin: Valencia, Zaragoza, Sevilje dhe Malaga.
10. Shpenzojnë të gjithë kohën në piknik
Mirë, kjo ka një të vërtetë të madhe brenda. Në Spanjë, çdo gjë mund të shndërrohet në një arsye të mirë për piknik. Kalendari i tyre është i mbushur me pushime, disa prej të cilave janë të njohur si La Tomatina. Por kjo nuk do të thotë se spanjollët shkojnë në të gjitha datat festive të pushimeve.