☁️
Tiranë 19°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.36 ▲0.09%
ARI 4,841 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,012 ▼ -0.96% ETH $2,323 ▼ -2.87% XRP $1.3539 ▼ -1.53% SOL $82.9800 ▼ -3.7%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.36 ▲0.09 % ARI 4,841 ▼0.2 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.36 ▲0.09 % ARI 4,841 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Strazimiri: AKSHI është banka e fshehtë e Ramës, 600 milionë euro në vit për sisteme që nuk punojnë

I ftuar në emisionin ‘ASHOW’, deputeti i PD-së, Gent Strazimiri u shpreh se pas skandalit me fondet e AKSHI-t fshihet drejtpërdrejt kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar këtë institucion si një strukturë në shërbim të abuzimit me qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë.

Strazimiri denoncoi atë që e quajti ‘skemë grabitjeje’ përmes tenderave milionëshe për sisteme që, sipas tij, nuk funksionojnë, ndërsa akuzoi për lidhje të drejtpërdrejta politike në shpërndarjen e fondeve dhe mungesë totale përgjegjësie nga organet e drejtësisë.

Sipas deputetit demokrat, bëhet fjalë për një aferë të përmasave të mëdha që, në vend të sigurisë dixhitale, ka prodhuar korrupsion dhe pandëshkueshmëri.

Pjesë nga deklarata:

Është direkt Edi Rama. AKSHI është një drejtori në vartësi të drejtpërdrejtë të kryeministrit. Mirlinda e AKSHI-t, në fakt, është Mirlinda e Edi Ramës. AKSHI supozohet të na mbrojë nga pikëpamja dixhitale, virtuale, e internetit dhe e informacioneve; të mbrojë të gjitha sistemet që kemi, sekrete ose jo, databazën e shtetit, si dhe disa operacione të tjera që realizohen përmes platformave si “Diella” apo të tjera, pjesë e propagandës që ata përmendin. Në fakt, asgjë nuk funksionon siç duhet. Edhe e-Albania dhe sisteme të tjera menaxhohen nga AKSHI.

Ne paguajmë për AKSHI-n të paktën 600 milionë euro në vit përmes tenderave, që supozohet të na garantojnë sigurinë dhe funksionimin e këtyre sistemeve, por në realitet kjo nuk ndodh. As e-Albania nuk funksionon, as kadastra online, asnjë prej sistemeve online nuk funksionon siç duhet. Herë pas here njoftohemi për sulme kibernetike nga iranianët, të cilët, sipas deklaratave, nuk paskëshin marrë të dhëna, ose më saktë kanë marrë çfarë u nevojitej nga databaza dhe na kanë lënë neve aksesin. Ky është thelbi i çështjes.

Të gjitha këto 600 milionë euro në vit administrohen nga Mirlinda, e cila varet drejtpërdrejt nga Edi Rama. Ajo, që supozohej të luftonte korrupsionin, i shpërndante fondet jo në zyrën e qeverisë, por në zyrën private të Ergys Agasit, drejtues politik i Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit. Ai vazhdon të jetë në atë detyrë, pasi nuk ka asnjë dokument që të provojë shkarkimin e tij. Kjo do të thotë se ai është një lloj sekretari i parë i qarkut të Durrësit, që përfshin Krujën, Fushë-Krujën, Sukthin, Shijakun e me radhë.

Pra, situata është e thjeshtë: 600–700 milionë euro në vit për sisteme që nuk funksionojnë, ndërkohë që databazat tona dalin jashtë vendit dhe përfundojnë në duart e kujtdo. Të gjitha këto vendime, sipas pretendimeve, merreshin në zyrën e Ergys Agasit.

Një fjali simbolike mbetet kjo, “Vlen 2 milionë euro? S’ka gjë, e bëjmë tenderin 4.” Pra, një fond prej 2 milionë eurosh dyfishohej pa problem. Këto diskutime, sipas akuzave, bëheshin në një zyrë ku konsumohej verë me vlerë 33 mijë euro shishja. Përmendet edhe një kantinë me vlerë 3 milionë euro, e cila u bllokua nga SPAK-u me prani policie dhe shirita sigurie, por brenda natës u zbraz plotësisht pa u kuptuar se çfarë ndodhi. Nuk ka asnjë polic të arrestuar, asnjë person përgjegjës për ruajtjen e saj.

Nëse për 3 milionë euro ndodh kjo, imagjinoni çfarë mund të ndodhë me shuma 50, 60 apo 70 milionë euro. Në fund, shkarkohet Ilirjan Proda, jo për çështjen e kantinës së bllokuar, por për mosmenaxhimin e një incidenti tjetër. Kjo e bën situatën të duket si një shtet absurd.

Këtu jetojnë ambasadorët dhe trupi diplomatik. Prandaj çështja thelbësore mbetet drejtësia. Drejtësia, siç është ndërtuar në Francë, Gjermani apo Itali, duhet të funksionojë edhe këtu. Nëse nuk funksionon përmes gjykatave, rreziku është që të kërkohet në forma të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.