⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,588 ▼ -1.03% ETH $2,434 ▼ -1.55% XRP $1.3056 ▼ -2.76% SOL $104.4800 ▼ -1.71%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Kronika

Enea Mekolli nuk arriti të qëllonte asnjë plumb/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj vrasjes së efektivit Enea Mekolli.

Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, zbulon se sipas dosjes hetimore, arma automatike e efektivit të vrarë u gjet pranë trupit të tij me 29 fishekë në krehër dhe një tjetër në folenë e fishekut, çka sipas ekspertëve tregon se ai nuk ka kryer asnjë qitje gjatë operacionit.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja që t’i përkasin armës së Enea Mekollit, ndërsa në zonë janë sekuestruar dhjetëra gëzhoja të kalibrit 7.62 milimetra, të cilat dyshohet se janë qitur kryesisht nga arma automatike e autorit të dyshuar, Violand Braçellari.

Sipas dosjes, forcat e policisë kishin organizuar një operacion për kapjen e Braçellarit pas një kallëzimi për dhunë dhe kanosje me armë. Në momentin që efektivët po rrethonin stallat ku ai qëndronte, Braçellari dyshohet se ka hapur zjarr ndaj tyre.

Si pasojë, mbeti i vrarë efektivi Enea Mekolli, ndërsa u plagos punonjësi i policisë Edison Adri. Ky i fundit rezulton të ketë përdorur armën e shërbimit, nga e cila, sipas hetimeve, janë kryer të paktën gjashtë qitje.

Të dhënat paraprake sugjerojnë se shkëmbimi i zjarrit mes autorit të dyshuar dhe forcave të policisë ka vijuar pas momentit kur Enea Mekolli ishte goditur për vdekje. Hetimet dhe ekspertizat balistike pritet të përcaktojnë me saktësi dinamikën e plotë të ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.