☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $62,295 ▲ +2.6% ETH $1,637 ▲ +4.87% XRP $1.1447 ▲ +5.13% SOL $65.5100 ▲ +5.87%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Politika

Rama për protestat: Dorëheqje? Kush do i dali për zot Shqipërisë, ata që vishen si flamingo?

Kryeministri i vendit, Edi Rama, nga 35-vjetori i Partisë Socialiste në Elbasan, u ndal tek protestat radhazi që janë mbajtur në kryeqytet prej disa ditësh.

Rama mbrojti projektet e mëdha turistike dhe investimet e huaja, duke argumentuar se ato sjellin zhvillim ekonomik, vende pune dhe rritje të të ardhurave për komunitetet lokale.

Ai mori si shembull transformimin e Tivatit në Mal të Zi pas investimit në Porto Montenegro, ndërsa kritikoi kundërshtimet ndaj projekteve të ngjashme në Shqipëri, duke i cilësuar si pengesë për shfrytëzimin e mundësive zhvillimore të vendit.

Sipas tij, Shqipëria nuk duhet të humbasë investime strategjike që mund të ndikojnë në rritjen e ekonomisë dhe turizmit.

Mali i Zi nuk do të ishte ky që është sot nëse projekti që hapi rrugën e transformimit të Malit të Zi do të ishte bërë këtu. Nëse ai projekt do të ishte bërë këtu, ai sipërmarrësi i madh kanadez, që i mbyllën derën këtu e iku në Mal të Zi, sot nuk do të ishim këta që jemi, por do të kishim vendin e parë edhe për paga, pensione e të ardhura të tjera, vetëm falë asaj pjese industrie të turizmit, turizmit të luksit.

Ata që thonë që nuk na duhet turizmi i luksit se nuk kemi lekë të futemi në ato resorte, nuk e dinë që në fakt ato resorte e hotele janë motorë të ekonomisë së tyre, të vendit që i ka, të njerëzve që jetojnë në atë vend. Ato resorte e hotele nuk janë të shkëputura nga realiteti i vendit. Ata që vijnë aty kanë nevojë për vendin, shërbimet që ka vendi, ata janë arsyeja pse fermerët mund të prodhojnë më shumë e të shesin më mirë. Pse peshkatarët mund të shesin më mirë, pse dyqanet, taksitë, furgonët mund të kenë shumë më tepër punë dhe të ardhura. Ato resorte e hotele janë arsyeja pse shteti merr më shumë taksa.

Ai Porto Montenegro, ndërkohë që sipërmarrësi që e inicioi donte ta ndërtonte në Durrës, e vendosi në një zonë më të prapambetur të Malit të Zi, me të ardhura shumë të ulëta, rininë që ikte se s’kishte ç’të bënte atje. Sot Tivati pret 5 milionë turistë në vit për shkak të atij porti, hoteleve dhe asaj që sjell më pas. Sot shërbimet në Tivat i bëjnë njerëzit e atij vendi. Për të gjithë të rinjtë e të rejat e Malit të Zi ka një vend pune cilësor, ka një vend pune që nuk ka asnjë arsye për ta lënë e për të kërkuar jashtë vendit.

Ça jemi ne? Jemi budallenj që të tjerët i marrin mundësitë që ne i lëmë të rrëshkasin? Gjithë transformimin që kemi bërë, por është një vend që përmendet nga e gjithë bota, që përmendet si vend turistik, është një vend ku vitin e shkuar erdhën 12 milionë turistë, në një pozicion kaq strategjik. Fakti që Shqipëria është një vend tolerant, një vend ku askujt nuk i thua “plaç”, prandaj investitorët janë të interesuar.

Projekti të cilit po i bëhet rezistencë në mënyrën më absurde, është një investim prej 4 miliardë eurosh, më i madhi në Europë prej shumë e shumë vitesh dhe ne ta bëjmë si lopa, kur thotë populli, që e mbush kovën dhe pastaj i bie me shkelm, duke i treguar botës një pamje krejt të ndryshme nga ajo që jemi, ta bëjmë si lopa duke shpërndarë për të gjitha ato kanale të llumit të rrjeteve sociale lloj-lloj mesazhesh të gabuara? Shqipëria nuk është e shqiptarëve, sepse shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut!“, tha ai.

Në përditësim…

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.