Rajoni

Struga po vlon nga politika

struga-po-vlon-nga-politika_hdPor këto ditë Struga po vlon edhe me vizitor tjerë më specifik: po vlon me politikan të niveleve të ndryshme, nga deputet e deri tek kryeministri i vendit Nikolla Gruevski. Këto ditë të muajit gusht Struga po vlon, me pushues dhe turist që kanë mbushur plazhet dhe kapacitetet e vendosjes, kanë mbushur në masë të konsideruar edhe objektet hoteliere që pak e kanë përmirësuar gjendjen ekonomike dhe financiare.

Por këto ditë Struga po vlon edhe me vizitor tjerë më specifik: po vlon me politikan të niveleve të ndryshme, nga deputet e deri tek kryeministri i vendit Nikolla Gruevski, e deri tek kandidatja për deputete në Parlamentin e Suedisë, Didare Zhuta!

Nuk ka dyshim se Struga është qytet i hapur për të gjithë qytetarët e vullnetit të lirë dhe të mirë të vijnë në këtë qytet, aq më tepër për personalitetet e zgjedhura të institucioneve shtetërore.

Vjen kryeministri Nikolla Grujevski i shoqëruar nga ministri i arsimit Abdulaqim Ademi dhe bashkërisht vizitojnë dhe përurojnë punimet në shkollën e mesme “Dr. Ibrahim Temo”…pastaj kryeministri viziton edhe punimet qendrën sportive në një nga vendbanimet e Anadrinit dhe vazhdon për në komunën Vevçan.

Edhe për sot është paralajmëruar se kryeministri do të vijë në Strugë, për gurthemelin e zonës industriale në afërsi të kolegjit turk “Jahja Kemal”… me siguri i shoqëruar nga ministra edhe shqiptar dhe autoritete tjera.

Në ndërkohë, ministri i arsimit Abdulaqim Ademi viziton Llabunishtën i shoqëruar nga zëvendëssekretari shtetëror Tahir Hani dhe deputeti Ramiz Merko, ku kanë biseduar me banorët e këtij vendbanimi për problemet që kanë banorët e këtij fshati-dikur komunë e rajonit të Strugës, e pos tjerash është biseduar edhe për zhvillimin e mëtejmë të procesit arsimor në gjuhën shqipe në këto vendbanime me popullatë shumicë shqiptare, pa anashkaluar edhe problemin e arsimit shqip në Podgorcë.

Struga këto ditë gushti po vlon edhe me iniciativa të ndryshme politike. Iniciativa e Ziadin Selës për ndryshime dhe reformime në Partinë Demokratike Shqiptare, këto ditë ka marrë edhe një mbështetje nga strukturat e degës së PDSH-së nga Haraçina. Kjo mbështetje e “reformistëve” të PDSH-së mbase mund të ketë qënë shkas që Strugën e vizitoi edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pa dhënë hollësi ose njoftim për kontaktet dhe takimet e tij.

Nga ana tjetër, një kohë të gjatë flitet për formimin e subjekteve të reja politike dhe ndonjë lëvizjeje mbarëshqiptare. Dhe kjo në të vërtetë po merr edhe format e organizimit dhe strukturimit nëpër degë e nëndegë. Kështu, Unioni Gjithëshqiptar “vëllazërimi Ynë” me seli në Tetovë, ka formuar degën e vet të përbashkët për Strugë dhe Ohër, me kryetar veprimtarin e çështjes kombëtare Lebit Murtishin, që shprehë pakënaqësitë për gjendjen e përgjithshme të shqiptarëve në të gjitha fushat shoqërore, politike, ekonomike, arsimore e kulturore.

Dhe kjo iniciativë, ky aktivitet të cilit i prinë Lebit Murtishi, mbase konsiderohet se disa strukturave mund tu “prishë punë” në vijim të karrierës dhe veprimtarisë politike, ndaj menjëherë janë ndërmarrë edhe “masat e duhura” duke filluar me kontaktet me te për “zbutjen”e tij dhe të qëndrimeve dhe veprimeve politike e kombëtare të tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button