Te ndryshme

Studimet, trishtimi ndikon edhe pozitivisht te njeriu

Ndjesia që parapëlqeni më pak, trishtimi, ka në fakt një sërë pasojash pozitive që ndihmojnë trupin dhe mendjen të arrijnë një balancë të shëndetshme

Si qenie njerëzore e kemi të pamundur të shmangim ndjenjën e trishtimit. Zakonisht e mendojmë atë si një gjendje të pakënaqshme dhe për ata që duan të minimizojnë gjendjet tona shpirtërore të mjerueshme sa më shumë të mundemi, interneti gëlon nga këshillat e lumturisë.

Por në fakt, duke përqafuar humorin tuaj të rënë, mund të përfitoni edhe nga ana mendore. Ja se si dhjetë studime mbështesin idenë se trishtimi ka pasoja pozitive për ne.

  1. Mërzia mund t’ju motivojë

Një studim i vitit 2011 që vlerësoi programuesit kompjuterikë 2 herë në ditë për 55 ditë zbuloi se ata që punonin pasdite kalonin nga një gjendje e keqe humori në një pozitive, krahasuar me ata që ishin të lumtur gjithë ditën. Zbulimi është konsistent me atë që njihet si “modeli i ndryshimit të afektimit” në punë.

Duhet pranuar se kuptimi dhe mirëpritja e gjendjeve të rëna të humorit, si krizat, zënkat, gabimet janë aspekte të integruara dhe të pashmangshme të punës njerëzore. Në mungesë të eksperiencave negative, njerëzit e shohin më pak të nevojshme të veprojnë.

  1. Gjendja e keqe shpirtërore nuk ju dëmton

Në një studim të publikuar vjet, kërkuesit intervistuan 365 pjesëmarrës gjermanë për sjelljet e tyre ndaj emocioneve pozitive dhe negative dhe shëndetit mendor dhe fizik. Kërkuesit pastaj monitoruan gjendjet e humorit të tyre dhe zbuluan se niveli i rezultateve negative varej nga mënyra se si dikush e përjetonte emocionin e keq.

Pjesëmarrësit e studimit që qëndronin pozitivë pavarësisht mërzisë apo trishtimit, kishin më shumë gjasa ta kapërcenin mërzinë më shpejt dhe pa shumë pasoja.

  1. E qara ju bën mirë

Jepini vetes një mundësi për ta nxjerrë mërzinë, sepse kjo ju çliron shumë nga ndjesia jo e mirë. Në një studim të vitit 2011, u zbulua se në 30 për qind të rasteve pas së qarës, njerëzit e ndryshonin humorin në pozitiv. Episodet më intensive (por jo më të gjata) të të qarit sillnin më shumë pasoja pozitive. Gjithashtu e qara në shoqëri të një tjetri lidhej me ndryshim më pozitiv të ndjesisë, sesa e qara vetëm apo me shumë njerëz.

  1. Jeni më bindës kur jeni të trishtuar

Në një kërkim të vitit 2007, pjesëmarrësit u nxitën të kishin ndjesi humori të bukura dhe të këqija duke parë filma dhe pastaj u duhej të shkruanin argumente të bindnin dikë të ndryshonte mendjen për një çështje polemike.

Siç u zbulua, njerëzit e trishtuar prodhuan mesazhe më efektive sesa njerëzit e lumtur dhe për më tepër, argumentet e tyre ishin më bindëse. Efekti duhet të vijë prej faktit se njerëzit e trishtuar kanë argumente më konkrete dhe më specifike sesa ata të lumtur.

  1. Depresioni ju rrit solidaritetin me të tjerët

Njerëzit në depresion zakonisht mendohen se janë në njëfarë mënyrë të shkëputur nga të tjerët, por psikologët zbuluan në vitin 2005 se studentët në depresion kishin aftësi më të mëdha të kuptonin emocionet e të tjerëve. Megjithatë, kjo mund të shkaktojë edhe probleme, pasi ndjeshmëria e madhe shton perceptimin dramatik të gjërave.

  1. Mërzia nuk ju prek performancën mendore

Rrini të qetë, edhe nëse jeni të mërzitur, kërkuesit ju sigurojnë se mendja juaj punon po aq mirë. Sipas testimeve të kujtesës dhe shpejtësisë së përpunimit të informacionit, u zbulua se humori i keq nuk shkaktonte që njerëzit t’i kryenin detyrat gabim.

  1. Trishtimi ju nxit drejt mendimit analitik

Në vitin 2013, në një hulumtim me studentët e biznesit, u zbulua se fjalët që një lider i thoshte në një gjendje humori të trishtuar kishin më shumë peshë sesa kur thuheshin në një gjendje të lumtur. Mendimi analitik nxitej më shumë te gjendja e trishtuar.

  1. Mërzia ju mbron nga informacioni i gabuar

Sipas një kërkimi të kryer në vitin 2005, njerëzit e trishtuar kanë më pak gjasa të marrin për të vërtetë informacion të gabuar krahasuar me njerëzit e lumtur. Kërkuesit thanë se rezultatet e tyre provonin se humori negativ shpesh i bën njerëzit më të vëmendshëm dhe si pasojë, më të saktë.

  1. I zbuloni më shpejt gënjeshtrat

Ndjesia e trishtimit ju bën një makineri të vërtetë të gënjeshtrave, sipas një kërkimi të vitit 2008. Në studim, pjesëmarrësit panë filma të gëzuar dhe të trishtuar dhe duhej të përcaktonin nëse po thoshin të vërtetën apo jo. Pjesëmarrësit e trishtuar ishin më skeptikë dhe arritën të kuptonin më lehtë kur dikush po i gënjente apo jo. Kështu, ndjenja negative mund të kenë pasoja pozitive.

  1. Humori i keq është pjesë e një jete kuptimplotë

Thonë se vetëm një budalla mund të jetë plotësisht i lumtur. Humori i keq, sipas një kërkimi të 2013-s, zbuloi se njerëzit që kishin jetë më aktive prireshin të përjetonin më shumë stres, ankth dhe shqetësim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button