☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.36 ▼3.61%
ARI 3,924 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,411 ▲ +0.66% ETH $2,293 ▲ +1.1% XRP $1.2565 ▲ +0.08% SOL $95.0600 ▼ -0.65%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.36 ▼3.61 % ARI 3,924 ▲0.65 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.36 ▼3.61 % ARI 3,924 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Inspektorati i Përgjithshëm dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi institucional, me synim forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në kuadër të proceseve të inspektimit.

Marrëveshja u nënshkrua nga Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, në emër të Inspektoratit të Përgjithshëm, dhe Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, z. Ervin Koçi, në emër të AIF-së.

Ky bashkëpunim synon të rrisë kapacitetet institucionale dhe profesionale të strukturave inspektuese për identifikimin në kohë të fakteve dhe rrethanave që mund të lidhen me aktivitete financiare të paligjshme.

Në bazë të marrëveshjes, Inspektorati i Përgjithshëm angazhohet të njoftojë menjëherë Agjencinë e Inteligjencës Financiare për çdo fakt, të dhënë apo rrethanë që ngre dyshime për veprimtari të paligjshme financiare, të konstatuara gjatë ushtrimit të funksioneve të inspektimit, shkruan A2CNN.

Palët do të bashkëpunojnë gjithashtu për shkëmbimin e informacionit dhe dokumentacionit me interes të ndërsjellë, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Inspektorati i Përgjithshëm do t’u përgjigjet kërkesave për informacion të AIF-së brenda 10 ditëve pune, ndërsa në rastet urgjente afati i përgjigjes do të jetë 3 ditë.

Një tjetër komponent i rëndësishëm i marrëveshjes është rritja e kapaciteteve profesionale të personelit inspektues. Në këtë drejtim, Agjencia e Inteligjencës Financiare do të mbështesë Inspektoratin e Përgjithshëm përmes materialeve udhëzuese, informacionit mbi tipologjitë dhe indikatorët e rrezikut, si dhe përfshirjes së ekspertëve të saj në aktivitetet trajnuese për inspektorët.

Marrëveshja përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjes së efektivitetit të mekanizmave shtetërorë në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Inspektorati i Përgjithshëm dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare mbeten të angazhuar për një bashkëpunim të vazhdueshëm, shkëmbim efektiv të informacionit dhe forcim të kapaciteteve profesionale, me synim rritjen e integritetit, transparencës dhe sigurisë së veprimtarisë financiare në Republikën e Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.