☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,562 ▲0.52%
DOW 46,533 ▲0.41%
NASDAQ 21,768 ▲0.82%
NAFTA 99.93 ▼1.43%
ARI 4,784 ▲2.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,202 ▲ +0.58% ETH $2,133 ▲ +1.46% XRP $1.3503 ▲ +0.7% SOL $84.1300 ▲ +1.59%
S&P 500 6,562 ▲0.52 % DOW 46,533 ▲0.41 % NASDAQ 21,768 ▲0.82 % NAFTA 99.93 ▼1.43 % ARI 4,784 ▲2.25 % S&P 500 6,562 ▲0.52 % DOW 46,533 ▲0.41 % NASDAQ 21,768 ▲0.82 % NAFTA 99.93 ▼1.43 % ARI 4,784 ▲2.25 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Sulmet e Parisit dominojnë diskutimet e G-20

Presidenti Barack Obama po merr pjesë në takimin e G-20-s që zhvillohet sot dhe nesër në Antalia të Turqisë. Diskutimet këtë herë po dominohen nga sulmet e së premtes në Paris.

Presidenti Obama u zotua për ta ndihmuar Francën në përpjekjet për “gjetjen e autorëve” të sulmeve të së premtes dhe tha se ka në plan t’i “dyfishojë” përpjekjet për eliminimin e grupit Shteti Islamik, që në gjuhën arabe njihet si Daesh.

Zoti Obama tha se kishte biseduar për këtë çështje me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan:

“Biseduam për të ndihmuar në forcimin e masave të sigurisë në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë, prej nga ku ka operuar grupi Daesh. Diskutuam për përparimin e arritur në bisedimet diplomatike në Vienë, nën drejtimin e ministrave tanë të jashtëm; …se jemi të vendosur të dyfishojmë përpjekjet tona së bashku me anëtarët e tjerë të koalicionit, për të sjellë një tranzicion paqësor në Siri dhe për eliminimin e Daesh-it si një forcë e cila mund të krijojë shumë dhimbje dhe vuajtje.”

Presidenti u zotua për solidaritet me Francën dhe i dënoi sulmet e koordinuara të së premtes në mbrëmje në kryeqytetin francez. “Vrasja e njerëzve të pafajshëm, mbi bazën e një ideologjie të shtrembëruar, është një sulm jo vetëm ndaj Francës, jo vetëm ndaj Turqisë, por është një sulm ndaj botës së civilizuar”, tha Presidenti Obama, duke ju referuar gjithashtu dy bombardimeve në një miting të të majtëve në Ankara muajin e kaluar, ku u vranë mbi 100 njerëz.

Turqia është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizimit.

Militantët e Shtetit Islamik morën përgjegjësinë për sulmet në Paris dhe në Ankara.

Sulmet e Parisit dominuan diskutimet e ditës së parë të G-20-ës ku udhëheqësit botërorë kishin planifikuar më parë të përqëndroheshin tek çështje si tregtia, energjia dhe ndryshime klimatike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.