Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 106.21 ▲3.24%
ARI 4,537 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,766 ▲ +1.13% ETH $2,026 ▲ +2.06% XRP $1.3246 ▼ -0.29% SOL $82.5500 ▲ +1.41%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 106.21 ▲3.24 % ARI 4,537 ▼0.46 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 106.21 ▲3.24 % ARI 4,537 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Sulmet kibernetike, SHBA drejton gishtin nga Kina

Kina është e dyshuara kryesore në lidhje me një seri sulmesh kibernetike ndaj serverave të qeverisë amerikane, ku janë marrë miliona të dhëna personale dhe të rezervuara.

Kreu i agjencisë së spiunazhit të Shteteve të Bashkuara, James Clapper është zyrtari më i lartë amerikan që drejton gishtin drejtpërdrejtë nga Pekini, që prej shpërthimit të skandalit të spiunimit.

“Kina mbetet e dyshuara kryesore, megjithatë në vazhdojmë hetimin tonë”, deklaroi Clapper në një konferencë për mediat në Uashington.

Vetë autoritetet kineze mohon të jene pas sulmeve kibernetike ndaj serverave të qeverisë amerikane, duke i cilësuar ato si të papërgjegjshme dhe të pabazuara në prova.

Deklarata e Clapper mbërrin tri ditë pas nënshkrimit të “Kodit të sjelljes” mes Uashingtonit dhe Pekinit, një kod që lidhet pikërisht me sigurinë kibernetike.

Sekretari i Shtetit John Kerry tha se, “bashkëpunimi me Kinën për arritjen e një kodi sjelljeje të shtetit në fushën e kibernetikës ishte i nevojshëm”.

“Është diçka për të cilën kemi rënë dakort dhe besojmë që shumë shpejt do të adresojmë shqetësimet tona”, deklaroi zëdhënësi i DASH, John Kirby të enjten.

Në fillim të qershorit, Zyra e Menaxhimit të të Dhënave të Personelit në Shtetet e Bashkuara deklaroi se, “të dhënat e më shumë se 4 milion punonjës, veteranë, kontraktorë dhe aplikantë pune, mund të jenë kompromentuar”. Disa raportime e çojnë këtë shifër deri në 14 milion, por kjo mbetet e pakonfirmuar.

Kjo zyrë ra në gjurmët e sulmit në muajin prill. Anëtarët të Komitetit të Inteligjencës në Senat dyshojnë se sulmet mbërrijnë nga një njësi e ushtrisë kineze, e specializuar për sulmet kibernetike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.