ParlamentarePolitika

Sulmet në Paris, Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje

Kuvendi i Shqipërisë mbajti të enjten një minutë heshtje në nderim dhe respekt të viktimave të sulmeve terroriste që goditën Parisin gati një javë më parë.
Në nisje të seancës së sotme kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka propozoi të nderohet kujtimi i 132 viktimave me një minutë heshtje.
“Do të kërkoja që pas aktit të rëndë terrorist që ndodhi në Francë, ku qindra qytetarë francezë ranë viktima të një dhune absurde dhe të palogjikshme, i lutem parlamentit të mbajë një minutë heshtje”, u shpreh Paloka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button