☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 97.09 ▼4.23%
ARI 4,734 ▲1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $69,157 ▲ +2.41% ETH $2,150 ▲ +4.21% XRP $1.3615 ▲ +2.7% SOL $84.4800 ▲ +1.19%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 97.09 ▼4.23 % ARI 4,734 ▲1.18 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 97.09 ▼4.23 % ARI 4,734 ▲1.18 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Sulmi në Kunduz, “Mjekët pa kufij” kërkojnë hetim të pavarur nga SHBA-të

Organizata humanitare “Mjekët pa kufij” kërkon aktivizimin e një organizmi të papërdorur më parë për të hetuar bombardimin e spitalit në Kunduz të Afganistanit, ku gjetën vdekjen 22 vetë, përfshirë 3 pjesëtarë të saj.

Siç pohon dhe vetë, agjencia e ndihmës nuk ia ka besën verifikimeve të brendshme të ushtrisë amerikane, ndaj këmbëngul që çështja të zbardhet nga Komisioni humanitar ndërkombëtar Faktzbulues, i krijuar në 1991-shin, në bazë të Konventës së Gjenevës, por deri më sot jofunksional.

IHFFC-ja nuk është një gjykatë, ai thjesht mbledh fakte e paraqet rekomandime. Edhe pse u themelua përpara dy dekadash e gjysmë, me qëllimin të hetonte mbi shkeljet e rënda të ligjeve humanitare ndërkombëtare, ai nuk është vënë asnjëherë në përdorim.

Shtetet e Bashkuara dhe Afganistani, të akuzuara për incidentin e Kunduzit, nuk janë në mesin e 76 vendeve firmëtare në krijimin e këtij organizmi. Që IHFFC-ja të nisë hetimin me të, duhet të jenë dakord të gjitha palët e përfshira.

Uashingtoni këmbëngul se spitali është goditur gabimisht, në vazhdën e përpjekjeve për të zmbrapsur talebanët, që kishin marrë nën kontroll një pjesë të madhe të qytetit të rëndësishëm verior.

Por agjencia ndërkombëtare ndan një këndvështrim krejt tjetër. Sipas saj, koordinatat e spitalit njihen mirë nga të gjithë dhe nuk ka gjasa, që bombardimi të ketë qenë një gabim. Organizata fituese e Nobelit të Paqes në 1999-n sqaron se, procedurat po i nis nga supozimi se sulmi përbën krim lufte.

Edhe pse është urdhëruar nisja e disa hetimeve paralele nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, Pentagoni, NATO-ja dhe një ekip amerikano-afgan, drejtuesja e saj, Joanne Liu u tha reporterëve në Gjenevë se “Mjekët pa kufij” nuk mbështeten dot te kontrolle të brëndshme, ndaj zgjidhja më e mirë – sipas saj, – është që grupi t’i drejtohet IHFFC-së, si organizmi i vetëm i përhershëm që verifikon shkeljet e ligjit humanitar ndërkombëtar, e që mund të tregojë se cila është e vërteta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.