Sporti

“Superkupa, një trofe për t’u fituar”

Një trofe për t’u fituar, por edhe një mundësi për të prishur vazhdën e barazimeve. Kështu e ka cilësuar trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj, sfidën e së mërkurës në Superkupën e Shqipërisë, aty ku të kuqtë, “kampionë” në fuqi, sfidojnë fituesen e Kupës së Shqipërisë, Egnatian.

Trofeu i Supërkupës – “Mbi të gjitha është një trofe, është shumë i rëndësishëm për klubin, për ambjentin dhe për më shumë është trofeu i parë i këtij sezoni. E kemi vlerësuar jashtzakonisht shumë duke patur parasysh rëndësinë  që ka për klubin tonë. Eshtë edhe një shans për të thyer serinë e barazimeve , duke pasur parasysh që në dy ndeshjet e fundit meritonim diçka më shumë pavarësisht se nuk arritëm të dilnim me tri pikë.  Uroj që në ndeshjen e nesërme të jemi më të saktë në rastet që na krijohen dhe të shkojmë te fitorja”.

“Për klube të mëdha si Partizani çdo trofe është i rëndësishëm është oksigjen për çdo futbollist, çdo drejtues që ka qenë pjesë e këtij klubi. Në aspektin personal patjetër që do të jetë një emocion shumë i bukur, pasi është herë e parë që do të diskutoj këtë trofe në këtë pozicion që jam. Besoj, uroj dhe kam një ndjesi pozitive se çdo gjë do të shkoj sipas planit që kemi”.

11 metërshat – “Patjetër që është një opsion. Ndeshjet që  kemi zhvilluar me Egnatian, sidomos ndeshja e dytë ka qenë shumë e luftuar shumë e bukur për tu parë, me raste nga të dyja skuadrat të cilat nuk janë kursyer dhe kanë tentuar ta fitojnë ndeshjen. E thash edhe më parë uroj dhe shpresoj të thyejmë këto statistikat e barazimeve. Mirë do të ishte të mos shkonte deri tek penallitë, sepse do të ishte një dozë e konsiderueshme fati”.

Egnatia luan për të parën herë këtë trofe ndërsa Partizani ka zhvilluar 3 të tilla – “E përmenda edhe në fillim , kupat që janë në palmarin e klubit tonë është e detyrueshme edhe për të gjithë futbollistët që janë pjesë e Partizanit patjetër që e ndjejnë këtë lloj presioni. Për këdo që ka luajtur te Partizani është një presion i mirë, të jep mundësinë të nxjerrësh më shumë se 100% nga vetja. Çdo trofe ndihmon në proçesin e formimit, të forcimit të grupit, të rritjes së lojtarëve dhe karakterin e ekipit. Karakter fitues pasi kjo është edhe pritshmëria e këtij klubi”.

Gjendja fizike e skuadrës – “Për momentin gezojnë të gjithë gjendje të mirë fizike përveç të dëmtuarve me kohë të gjatë. Nuk presim që të rekuperojmë ndonjë shpejt. Pjesa tjetër që ka përballuar dy ndeshjet e fundit është e plotë për të përballuar këtë ndeshje finale”.

Ndarja me Da Silvën – “Pavarësisht se nga jasht duket si surprizuese ka qenë një proçes që ka nisur që në verë në momentin po themi që ekipi është ngritur në një  nivel të caktuar, struktura e lojës, intensiteti, dinamika e saj ka ndryshuar totalisht po ta krahasojmë me vitin e kaluar. Pritshmëritë janë që deri në fund të këtij sezoni grupi të luaj një stil tjetër loje që kërkon konsum të madh energjie dhe kjo po themi që është e pamundur të zhvillohet nga të gjithë kështu që normalisht nëse do të duam të bëjmë hapa përpara që të paraqitemi mirë në kompeticionet evropiane patjetër që duhet të ndryshonim edhe stil loje por edhe intensitet dhe dinamikë. Gjë që nuk e kemi marr nga në pjesën e parë të sezonit kjo edhe për një mori dëmtimesh të Da Silvas. Ishtë një mirëkuptim nga të dy palët dhe besoj se ishte mëse normale mënyra sesi erdhën gjërat”.

Rinovimet – “Në fund të vitit është vetëm kapiteni ynë Murataj, me të cilin e kemi një akord paraprak, ndërsa pjesa tjetër kanë një kontratë nga përfundimi deri në 1 vit e gjysmë. Jemi në kohë dhe kemi filluar bisedimet, për këtë pjesë jemi të qetë pasi planifikimi është bërë në kohën e duhur”.

Formula e kampionatit – “Çdokush futet në fushën e lojës për të fituar, por impenjimi ka qenë maksimal gjithmonë. Realisht futbollistët nuk mendojnë për formulën, por mendojnë të dominojnë dhe fitojnë ndeshjen”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button