☁️
Tiranë 13°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.29 ▼2.06%
ARI 4,754 ▲1.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,464 ▲ +2.68% ETH $2,133 ▲ +4.76% XRP $1.3502 ▲ +2.77% SOL $83.4500 ▲ +1.58%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.29 ▼2.06 % ARI 4,754 ▲1.61 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.29 ▼2.06 % ARI 4,754 ▲1.61 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Opinion

“Ta hetoje SPAK”

Nga NEVRUS NAZARKO

Kjo eshte fjalia qe ne keto vitet e fundit po perdoret gjithandej e si mjet per te qetesuar ndergjegjen. Ne Shqipëri, për çdo skandal, per çdo zyrtar, për çdo dyshim, “Ta hetoje SPAK” eshte pothuaj automatike.
Politikanet ia thone njeri-tjetrit, populli e thotë për pothuaj te gjithë pushtetarët, dhe ne dalëngadale, po bindemi se këtu mbaron çdo përgjegjësi.
Dihet se reforma ne drejtesi e krijoi SPAK si institucion penal qe merret me vepra te renda, me korrupsion te nivelit të lartë. Ai nuk eshte dhe nuk mund te jete filtër moral i politikes, apo shpëtimtar i një shoqërie që ka hequr dorë nga gjykimi e ndjenja e pergjegjesise politike.
Problemi ështe se korrupsioni tek ne nuk ështe vetëm veper penale.
Eshte kthyer ne pandemi shoqërore, në emërime klienteliste, ne heshtje, në “ligjerisht ne rregull, moralisht të kalbur”, në dorezim qytetar. Po keto plage nuk i shëleron dot asnjë prokurori, cfaredo emri, sado e madhe ne personel, e sado e perkushtuar dhe e drejte te jete.
“Ta hetojë SPAK” eshte bërë alibia perfekte per për pushtetin, për të shmangur pergjegjesine (megjithese jo kohet e fundit), për opoziten, ne mungese te alternatives, për shoqërinë, për të mos u përfshire.
Qe SPAK ështe i domosdoshem dhe duhet mbrojtur, kjo nuk do shume mend, por një shoqëri që pret gjithçka nga prokuroria, ka hequr dore nga demokracia aktive. Nese çdo beteje morale e te konsideruar te humbur e dërgojme ne prokurori, do të thotë se kemi pranuar një realitet të dhimbshëm, dhe një popull që nuk reagon ndaj abuzimit te pushtetit, nuk nderton dot kurre normalitet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.