Tabaku u shpreh në rrjetet sociale se shqiptarët ikin sepse qeveria, parlamenti dhe politika nuk u jep shpresë.
“Mbi 5 mijë shqiptarë janë larguar vetëm këtë 6-mujor. Po ikin nga sytë këmbët megjithëse nuk jemi në luftë civile apo konflikt i armatosur. Po ikin pa kthyer kokën pas. Pse?Shqiptarët ikin sepse qeveria në radhë të parë, ky parlament së dyti e politika në përgjithësi nuk ofron e nuk jep shpresë! E kemi kthyer shpresën në një rreng që na kthen pas në kohë, të njëjtat emra, të njëjtat premtime, e njëjta fabul! Shqiptarët nuk janë budallenj!”, shkroi Tabaku.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.