☁️
Tiranë 12°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.89 ▲8.62%
ARI 4,740 ▼0.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,968 ▼ -0.96% ETH $2,194 ▼ -0.97% XRP $1.3251 ▼ -0.4% SOL $81.9200 ▼ -0.64%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.89 ▲8.62 % ARI 4,740 ▼0.99 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.89 ▲8.62 % ARI 4,740 ▼0.99 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Tablet, smartphone dhe tv, ja si i përgjigjet Google kompanisë Apple

Sistemi operativ Android për celularë ka në qarkullim plot 1.4 miliardë pajisje në të gjithë botën. Këtë bëri të ditur administratori i Google, Sundar Pichai në prezantimin e tij të parë që kur kompania u bë pjesë e Alphabet më 10 gusht. Në këtë mënyrë nisi në San Francisco konferenca për produktet e reja.

Kjo lëvizje vjen pak ditë pas prezantimit të iPhone të ri, i rivalit Apple, që kanë shënuar një bum shitjesh në fundjavë. Dy pajisjet e para që janë prezantuar janë smartphone-ët Nexus, ai 5X i prodhuar nga LG dhe Nexus 6P, i prodhuar nga Huawei.

Të dyja pajisjet vijnë me “Android Imprint”, që të mundëson zhbllokimin e telefonit nëpërmjet gjurmëve dixhitale, kanë një portë usb-je të tipit C për një karrikim të shpejtë të baterisë dhe kanë si program Android 6.0 Marshmallow, sistemin e ri operativ të Google.

Por kompania ka edhe të reja të tjera. Në fakt vjen tableti i parë “i bërë në shtëpinë” e Google. Quhet Pixel C, një tablet i konvertueshëm10 polsh, me tastierë portative që lidhet në mënyrë magnetike, i menduar si për të punuar si për kohë të lirë.

Nga skena e San Francisco vjen dhe “Chromecast Audio”, një ‘çelës’ që lidhet me bokse normale të shtëpisë për të prodhuar muzikë, radio etj., përmes wireless. Kompania prezanton gjithashtu dhe një version të ri të Chromecast, pajisja që lidhet me televizorin për të parë gjëra nga interneti, nga të cilat Google ka shitur 20 milionë copë.

Modeli i ri është më i shpejtë dhe i disponueshëm në ngjyrë të zezë, të kuqe dhe të verdhë. Në të gjitha pajisjet Google vjen shërbimi muzikor streaming, Spotify.

Së fundmi, publikohen dhe tre funksione të reja për Foto. E para, është krijimi i albumeve të fotove dhe videove, me një komandë më shumë për të shtuar foto të reja. E dyta është mbështetja e Chromecast, për të deleguar foto nga smartphone në ekranin e televizorit, dhe e fundit janë etiketimet, për të vendosur emra të personave apo objekteve që janë në foto, për të lehtësuar kërkimin më vonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.