☁️
Tiranë 7°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.84 ▲1.91%
ARI 4,541 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,457 ▲ +0.62% ETH $2,018 ▲ +1.67% XRP $1.3209 ▼ -0.22% SOL $82.2600 ▲ +1.34%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.84 ▲1.91 % ARI 4,541 ▼0.35 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.84 ▲1.91 % ARI 4,541 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Tahiri në takimin e kryesuar nga Obama për luftën kundër ekstremizmit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama do të kryesojë këto ditë një takim të nivelit të lartë me drejtues të forcave të rendit, udhëheqës fetarë dhe zyrtarë të tjerë për të diskutuar mënyrat për të luftuar ekstremizmin.

1102-Ministri-i-Brendshem-Saimir-Tahiri-Foto-ATSH-ARKIVE-545x350Pjesë e kësaj nisme do të jetë edhe një takim në Departamentin e Shtetit ditën e enjte me ministra rendi të vendeve të tjera, në kuadër të bashkëpunimit në luftën  kundër ekstremizmit.  Shqipëria dhe Kosova do të përfaqësohen nga ministrat e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Skënder Hyseni. Takimi  i Shtëpisë së Bardhë për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm do të shqyrtojë përpjekjet në vend dhe në shkallë ndërkombëtare për t’i prerë rrugën radikalizmit dhe rekrutimit të të rinjve nga Amerika dhe vende të tjera për misione ekstremiste.

Sipas Zërit të Amerikës, synimi është të goditen rrënjët e ekstremizmit dhe të identifikohen mënyrat për të mos lejuar të rinjtë të bashkohen me grupe ekstremiste si Shteti Islamik.

Në deklaratat e fundit kundër ekstremizmit, presidenti nuk ka përmendur fenë islame, por është ndalur tek mungesa e tolerancës fetare si shkaktare e problemit.

“Një ndër kundërpërgjigjet më të mira ndaj ideologjive të urrejtjes që përpiqen për të rekrutuar dhe radikalizuar të tjerët, është vetë shembulli ynë si shoqëri të larmishme dhe tolerante që mirëpresim kontributin e çdokujt, nga çdo fe”, thotë Presidenti amerikan Barack Obama.

Në disa raste, ky vizion duket se është më në rrezik në lagjet amerikane të përfshira nga dhuna e bandave kriminale.

Kjo video e vënë në YouTube dhe më pas e shpërndarë nga FBI-ja ku shihet një anëtar i ISIS i cili flet me aksentin amerikan, është dëshmi e shqetësimit në rritje të zyrtarëve amerikanë se të rinj të margjinalizuar mund të ndikohen nga përpjekjet e ekstremistëve për rekrutim.

Lufta kundër bandave kriminale nga forcat e rendit si Departamenti i Policisë në Los Anxhelos, po ofrojnë modelin e punës për të ndalur radikalizimin e të rinjve amerikanë. Zyrtarë të forcave të rendit nga Los Anxhelos dhe qytete të tjera do të marrin pjesë në diskutim.

Ky është takimi i parë i këtij lloji dhe ka gjasa të jetë kapitulli i parë i një diskutimi të gjerë e të rëndësishëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.